Elon Musk do të ofrojë internet në çdo cep të Kosovës!

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP) ka autorizuar kompaninë amerikane Starlink, për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës.

“Në të gjithë globin, Starlink u ka mundësuar komuniteteve në nevojë të kenë qasje në arsim, shërbime shëndetësore, të mundësojnë punën në distancë dhe të ofrojnë mbështetje kritike të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose raste tjera të emergjencave kombëtare”, thuhet në njoftimin e ARKEP-it, duke shtuar që hyrja e kësaj kompanie globale në tregun vendor, do të ndikojë edhe në përfitime ekonomike dhe zhvillim të përgjithshëm të Kosovës.

Starlink është rrjet privat satelitor i internet që zotërohet prej kompanisë SpaceX, të miliarderit Elon Musk.
Starlink besohet se i ka rreth 4.800 pajisje në orbitë, përmes së cilave ofrohet internet në rreth 100 vend të botës.

Musk pati vendosur që t’i ofrojë qasje Ukrainës në këtë rrjet, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, si pasojë e së cilës shteti pati mbetur pa linja komunikimi.

Starlinku përdoret nga miliona njerëz në gjithë botën, pasi ofron internet më të shpejtë sesa disa ofrues vendorë.

Në faqen zyrtare të kompanisë mjafton të kërkoni adresën më të afërt dhe aty më pas duhet kryer pagesën për të marrë shërbimin. REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu