Elefanti Dunja s’është më në mesin tonë, në Kopshtin Zoologjik në Shkup është bërë eutanizimi

Në Kopshtin Zoologjik në Shkup dje është bërë eutanizimi i elefantit aziatik Dunja. Vendimi për eutanazi, siç bëjnë të ditur nga Kopshti Zoologjik në Shkup në rrjetin social Fejsbuk, është marrë me urdhër të pronarëve të cilët e kanë huazuar në kopshtin zoologjik të këtushëm – “Pairi Daiza” nga Belgjika, së bashku me një ekip ekspertësh (veteriner, oftamolog dhe kujdestar të kopshtit zoologjik) të cilët gjate ditëve të kaluara kanë inspektuar gjendjen e elefantit.

“Asnjë trajtim apo operacion nuk mund ta shpëtonte atë dhe vendimi i pronarëve nga Belgjika u mor nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë që ajo të mos vuante. Vitin e fundit, elefanti Dunja shfaqi simptoma të pleqërisë dhe dobësisë dhe u konstatuan disa probleme shëndetësore, tipike për një elefant gjashtëdhjetë vjeçar. Ndonëse Dunja mezi shihte, kishte probleme me nofullën dhe dhëmbët dhe një ditë më parë u bë një ekzaminim dhe u konstatua një problem kompleks dentar. Për procesin e autopsisë Kopshti zoologjik në Shkup ka respektuar ligjet dhe rregullat, si dhe konsultimet me ekipin e Fakultetit të mjekësisë veterinare”, thuhet në njoftim.

Dunja pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në një cirk udhëtues në Suedi duke udhëtuar madje në të gjithë Evropën. Me ndalimin e përdorimit të kafshëve nëpër cirqe, prej andej Dunja dhe Daela udhëtojnë për në Belgjikë, në një nga parqet më të bukura të elefantëve në botë – “Pairi Daiza”, ku është konstatuar se fatkeqësisht për shkak të së kaluarës së tyre traumatike dy elefantët Dunja dhe Daela nuk do të mund të jetojnë në një grup social me elefantët e tjerë. Që atëherë në vitin 2018 mbeten në Shkup.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se Shkupi dhe shkupjanët nuk e meritojnë këtë, ndërsa një pjesë e partive politike përmes komunikatave të tyre kanë kërkuar përgjegjësi për këtë rast si dhe transparencë nga ana e autoriteteve, ndërsa nga VMRO-DPMNE paralajmëruan deklaratë të Stefan Kirkovit para hyrjes së Kopshtit zoologjik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu