Ekskluzive/ Taravari dhe Kasami ngrisin tensionet para Albin Kurtit. Kurti nuk mund t’i qetësojë?

Iftari mes liderëve të VLEN-it dhe Albin Kurtit përfundoi pa fotografi të publikuar. Vet fakti që as Kurti e as liderët e VLEN-it nuk postuan fotografi nënkuptohet se ky iftar apo takim ka qenë i tensionuar mes liderëve të VLEN-it në prani të Albin Kurtit.

Portali TetovaSot mëson ekskluzivisht se në këtë iftar të përbashkët kreu ASH-së Arben Taravari dhe ai i BESËS, Bilall Kasami kanë pasur një debat të ashpër, ku as Kurti nuk ka mundur të ndërhyjë për t’i qetësuar.

TS mëson më tej se Taravari ka pasur ankesa për mospërfillje nga ana e Kasamit në Tetovë për ASH-n dhe ka hedhur dyshime se si mund të funksionohet më tej me një partner kur ai ka dëshmuar se në nivel lokal nuk i ka qëndruar besnik marrëveshjes e si do të qënbdrojë besnik në nivel republikan.

Nga ana tjetër, Kasami i ka mohuar ato siç mëson portali TS duke e kundërshtuar Taravarin për një gjë të tillë.

Portali TS gjithashtu mëson se në këtë takim kryeministri Kurti është munduar të bind krerët e VLEN-it që kjo të shndërrohet në parti dhe kryetar të bëhet Arben Taravari, por nuk ka insistuar si herën e parë, për shkak të telasheve të tij në Kosovë. Kurti ka qenë më i ftohtë edhe pse është munduar që mos të dallohet për presione që VLEN të vazhdojë të funksionojë si një parti apo koalicion i vetëm.

Një ftohje të vogël të Kurtit për bashkim të VLEN-it vjen si pasojë e afërimit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurtit, dhe ky afrim siç duket ka zbutur edhe Kurtin që mos të bëjë presione të mëdha tek VLEN-i që ata të jenë të bashkuar.

Kreu i BESËS, Bilall Kasami ka heshtur që nga iftari me Kurtin, ndërsa Arben Taravari u shpreh ditë më parë se takimi ka qenë konstruktiv dhe është biseduar që VLEN të vazhdojë i bashkuar edhe në zgjedhjet lokale.

Nga ana tjetër, Izet Mexhiti është treguar më i matur duke tentuar që ky bashkim i VLEN-it të vazhdojë, pasi të bashkuar mund të fitohet, çdo ndarje është edhe humbje e çdo njërit si parti.

Siç ka publikuar edhe më herët portali TS, VLEN-i nuk do të bëhet parti dhe shkaktarët kryesor për mos bashkim të një partie ka qenë Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami. VLEN-i do të funksionojë deri para zgjedhje lokale dhe ASH-ja e Taravarit do të largohet për të garuar në fillim si e vetme e më pas për një koalicion të mundshëm me BDI-në.

Njohësit e anketave thonë se nëse ASH-ja e Arben Taravarit dhe BDI-së bashkohen në zgjedhje lokale arrihet një fitore absolute në të gjitha komunat shqiptare ku fitues më i madh në këto zgjedhje do të jetë Taravari, sepse nga një komunë do të përfitojë 5 komuna të sigurta.

Ndryshe me 6 Prill do të mbahet kuvendi i ASH-së, ku siç është raportuar do të vendoset, nëse ASH-ja do të largohet nga VLEN-i, do të largohet nga Qeveria, apo do të bëhet publike rruga që do të ecë më tej Arben Taravari. Pavarësisht vendimit të ASH-së, kurrë nuk do të bashkëpunojnë VLEN-i si një koalicion, për shkak se edhe nëse bashkohen do të ketë tradhëti ndaj Arben Taravarit nga Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi që ASH-ja e Taravarit të dobësohet./TS/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“21-vjeçari dyshohet se vrau 25-vjeçarin”, 5 shtetas të Turqisë janë arrestuar pas ngjarjes në Shtip

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 21:25 kanë marrë raportimin për gjuajtje me armë në një kafene në sheshin e...

Skender Rexhepi konfirmon: Ali Ahmeti ka realizuar disa takime me kreun e ASH-së, Arben Taravarin

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi, njëherësh kryetar i Lëvizjes Populli, në intervistë për Alsat konfirmoi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka realizuar...

Tomovski: Qeveria do të blejë një avion të ri qeveritar, duhet të tregohemi vend serioz

“Nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi një avion të përshtatshëm, domethënë një aeroplan qeveritar të përshtatshëm, dhe nuk duhet të...

Sela fton deputetët të kthehen: “Me mua fjala e tyre publike kishte peshë, sot, kur flasin, i qorton kryeministri!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dërguar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për deputetët e partisë së tij gjatë një...

Dimitrievski për Taravarin: Nëse bashkëpunon me BDI, ZNAM nuk e konsideron partner qeveritar

Ne nuk jemi organe hetimore që duhet të sigurojnë prova, por Taravari duhet të tregojë nëse bashkëpunon me BDI. Kështu u shpreh sot lideri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu