Edhe shefi i kabinetit, Aziri, del kundër Taravarit: Unë dhe ata si unë nuk do ta lejojmë ASH-në të devijojë!

Sabri Aziri:
Aleanca për shqiptarët është mbi të gjitha!
Karakteristikat që na përshkruajnë janë: ndërtimi i një shteti funksional, lufta kundër krimit dhe përkushtim ndaj axhendës së reformave. Kjo është adresa ku do të drejtohet çdo qytetar që aspiron perspektivën evropiane të këtij vendi të vogël dhe të vuajtur. Është detyra jonë të mos i lëmë qytetarët tanë dhe votuesit tanë në mëshirën e të tjerëve, t’i dorëzojmë në duart e tjera.
Populli dhe votuesit na dhanë votën e tyre për t’i paraqitur në dritën më të mirë. Për të mos i zhgënjyer!
Në mbledhjen e fundit të partisë, para organeve më të larta partiake, kam thënë publikisht: Kush mendon të vijë me mua që së bashku të vazhdojmë ta udhëheqim Aleancën për Shqiptarët në drejtimin për të cilin votuesit na dhanë mandatin – urdhëroni ejani ecim përpara!
Kushdo që ka një ide tjetër – le të vazhdojë në një rrugë tjetër!
Unë dhe ata si unë nuk do të lejojmë që të ndahemi edhe një herë e as të dorëzojmë Aleancën për Shqiptarët në krahët e të tjerëve!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë

Gazetari Nevri Ademi është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete...

Lavrov: Sa ta njohë Evropa Palestinën, s’do ketë mbetur më gjë për të njohur

Zyrtarë të ndryshëm evropianë nuk kanë dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komentimeve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Evropa...

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24 Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu