Edhe Murtezani sytë kah Orbani, shpresat për BE te Hungaria

Edhe pse tanimë është e qartë se anëtarësimi i vendit në BE mvaret vetëm nga ndryshimet kushtetuese, Qeveria aktuale vazhdon të shpresojë në rrugë alternative e të pasigurta. Pas VMRO-së dhe kryeministrit Mickoski, tanimë edhe partnerët e VLEN dhe ministri për eurointegrime, Orhan Murtezani i kanë kthyer sytë kah Orbani dhe shpresat për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian i kanë varur te Hungaria e cila morri kryesimin me BE.

“E përshëndes miratimin e Agjendës Strategjike 2024-2029 me prioritet zgjerimin e BE-së, (Preparing for a bigger and stronger Union). Kjo e kthen agjendën e zgjerimit të BE-së ndër prioritete kryesore, njëherësh paraqet edhe shansë për ne të lëvizim më shpejt drejt integrimit të vendit në BE. Shpresë shtesë japin edhe pritshmërite optimistike të Hungarisë, në relacion me zgjerimin”, deklaroi Murtezani.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ambasadorin e BE-së, Davit Geer, ndërsa vijnë në një kohë kur të gjithë diplomatët ndërkombëtarë, Brukseli dhe Uashingtoni, bëjnë me dije se Marreveshja me Greqinë dhe ajo me Bullgarinë nuk mund të negociohen përsëri dhe se implementimi i të njëjtave është kusht për hapjen e bisedimeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN respekton VMRO-në,nuk shkon në Bërvenicë, por në Tetovë

Koalicioni VLEN ka vendosur të mos e mbështesë as kandidatin e vet në Bërvenicë, duke mos dalë nga urdhrat e VMRO-DPMNE-së. Ky veprim po...

Zeqiri: Marshi i Vlenit në Tetovë, pa flamuj, ishte dorëzim para Mickoskit

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij marrshimin e sotëm të Bilall Kasamit me liderët e VLEN-it...

Arsim Dalipi i ragon Mendi Qyrës: Keqëpërdori një rast individual për sulm politik, ka frikë nga humbja

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka reaguar ndaj oponentit të tij, Mendi Qyra, lidhur me deklaratën e sotme se një...

Ramadan Imeri – Fisnik Melës: Largoni njësitë speciale policore nga Dibra!

Kandidati i pavarur për Komunën e Dibrës, Ramadan Imeri, i është kundër- përgjigjur kritikave të Fisnik Mela nga VLEN. Më poshtë reagimi i plotë i...

Ermal Panduri: Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë ndaj gazetarit Ermal Panduri dhe ish-deputetit Enver Dugolli, shkruan Periskopi. Kallëzimi penal...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu