E thonë sërish – Ministri i Jashtëm i Greqisë, kërkon që të rrespektohet Marrëveshja e Prespës: Nuk është çështje e vetëvendosjes së zyrtarëve

“Marrëveshja e Prespës është parakusht për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis. Në një dalje televizive sot në mëngjes, ai tha se Athina zyrtare kërkon zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes, edhe nëse, siç shton ai, njëra nga palët nuk është dakord me atë që shkruhet. Gerapetritis iu përgjigj edhe qëndrimit të kryetares Gordana Siljanovska Davkova se nuk do ta përdor emrin kushtetues në paraqitjet publike dhe se është e drejta e saj personale për vetëvendosje.

“Greqia kërkon respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Nuk është çështje e vetëvendosjes së zyrtarëve, politikanëve, këtë e kuptojmë të gjithë, por është çështje respektimi i asaj që është rënë dakord”, tha Giorgos Gerapatritis– ministër i jashtëm i Greqisë.

Pasi presidentja e re nuk përmendi emrin kushtetues në betimin zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit në pyetje të gazetarëve, shfaqi shpresë se duhet të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë integrimin e plotë të vendit.

“SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që po formohet qeveria e re dhe po zgjidhet kryeministri, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në BE”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më herët ka reaguar edhe Ministria e Jashtme gjermane. Berlini zyrtar theksoi se Maqedonia e Veriut është e obliguar të respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe po ashtu është e rëndësishme që vendi të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Kabineti i Siljanovska Davkovës një ditë më parë theksoi se ajo do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues, por se në paraqitjet publike presidentja ka të drejtë të përdorë emrin “Maqedoni”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu