E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi vendin. I dyshuari përfundoi në prangat e Policisë, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.

Dhuna fizike që ishte e pranishme edhe më parë në këtë familje, kulmoi këtë mëngjes, kur i dyshuari F.Boza ushtroi dhunë ndaj nënës deri në vdekje, raporton Klankosova.tv

Personi i ndaluar, që rezulton se ka pasur çrregullime mendore, ka qenë i dënuar pikërish për dhunë në familje, në vitin 2021 dy herë dhe në vitin 2024.

Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku u bë e ditur se aktakuzat janë ngritur dhe janë shpallur aktgjykimet dënuese.

“Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, Klankosova.tv ka raportuar me detaje tronditëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Djali i ish-presidentit falenderon Abdixhikun “për punën e mirë që po bën në trashëgiminë” e Rugovës

Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova homazhe tek varri i të atit në 20-vjetorin e vdekjes së tij bëri edhe me shoqërimin e...

Muhamet Hamiti: Kurti ka udhëhequr Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës

Muhamet Hamiti ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai ka drejtuar, sipas tij, Qeverinë më të korruptuar në historinë...

Vajza e Trumpit, Ivanka në Shqipëri – shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Shqipëri. Ajo ka shkuar në qytetin bregdetar të Vlorës dhe...

Trump: Irani do të zhduket nëse tenton të më vrasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të martën se Irani do të “fshihej nga harta” nëse Teherani do të orkestronte vrasjen e tij, duke...

Avioni i Trumpit kthehet në Washington pak pasi u nis për në Zvicër

Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu