E mërkurja shpallet ditë zie, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkurja, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, bëri të ditur zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani shkroi në Facebook se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”. Protokolli i Shtetit, me këtë rast, është obliguar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Ky vendim pason një fushatë që mori hov sot në rrjetet sociale me thirrjen “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu