Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Mickoskit: Çështja e emrit është zgjidhur

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në SHBA.“Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut është zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie disa orë pasi Mickoski nga Nju Xhersi ka folur për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase.“Kjo ngjarje përbën një sfidë për Greqinë, pasi tenton të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme. Greqia rikujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i qetë i rrugës evropiane të fqinjit të saj kërkon respekt të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe, natyrisht, abstenim nga deklaratat dhe pretendimet e papajtueshme ndaj vendeve fqinje”, përfundon deklarata.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në një takim me emigrantët e vendit të tij që jetojnë në SHBA, deklaroi se qeveria e tij në shtatë muajt që është në pushtet po përpiqet fort për zhvillimin ekonomik te vendit, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme pasi duhen përpjekje për të fituar – siç ka thënë ai- edhe në Uashington , në Nju Jork, në Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe kryeqytete të tjera të botës, që çështja maqedonase të zgjidhet përfundimisht, sepse nuk është zgjidhur. “Ka shekuj që “zien” , ka kohëzgjatje dhe vazhdon të ekzistojë”, ka thënë ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu