Dymbëdhjetë vite nga rasti “Monstra”

Në këtë ditë (12 prill), 12 vite më parë, në afërsi të liqenit të Smilkovës ndodhi rasti i njohur si “Monstra” në të cilin u vranë pesë persona, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naçevski, Cvetanço Ackovski, Kire Tërpkovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski.

Për këtë rast me burgim të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. I akuzuari Fejzi Aziri mori 15 vite burg, ndërsa Haki Aziri 9 vite. Ndërsa në mungesë të provave, i akuzuari Sami Luta u lirua nga akuzat.

Gjyqi për rastin “Monstra” filloi më 20 dhjetor 2012. Në qershor 2014, gjashtë të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm. Më 24 nëntor 2017, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin dhe e ktheu procesin në rigjykim dhe të dënuarit u liruan nga paraburgimi.

Rihapja e lëndës pasoi pas publikimitë të materialeve të përgjuara, të ashtuquajturat “bomba” në vitin 2015. Rastin atëherë mori Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe rigjykimi filloi nga fillimi në maj të vitit 2018. Ndërkohë, PSP-ja u shfuqizua, por të njëjtët prokurorë vazhduan ta trajtonin lëndën.

Pas dhënies së dënimeve, pesë të dënuarit për çështjen “Monstra” bënë ankim, por Gjykata e Apelit në shtator 2022 i hodhi poshtë si të pabazuara dhe vërtetoi vendimet e shkallës së parë.

Protestat u organizuan nga familjarët e të dënuarve, ndërsa politikanët dhe subjektet politike paralajmëruan hetim ndërkombëtar për rastin.

Të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në arrati në Kosovë, ndaj tyre është lëshuar fletarrest, por nuk janë ekstraduar në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

Putin gati për testimin e “Burevestnik”, raketa bërthamore me fuqi të pakufishme

Presidenti rus ka deklaruar se kjo armë është “e pathyeshme” nga sistemet aktuale dhe ato të ardhshme të mbrojtjes raketore Rusia duket se po përgatitet...

Denion Meidani ndan fotografinë e veçantë nga Marrëveshja e Ohrit: Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet

Ambasadori Denion Meidani ka kujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke vlerësuar se sot më shumë se kurrë duhet të respektohet e njëjta. “24...

Limaj: LVV-ja s’ka shumicë për qeveri, as me votat e Nismës

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu