Durmishi: Do të siguroj klimë më të mirë për biznesin

‘PARALAJMËROI REVIZION NË MINISTRINË E EKONOMISË NGA VITI 2015’

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi paralajmëroi revizion në Ministrinë e Ekonomisë nga viti 2015 deri në këtë vit për të parë, siç u shpreh ai, se si është punuar nga pushteti paraprak. Paralajmëroi se do krijojnë masa dhe politika për ringjalljen e ekonomisë së shtetit dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

Sigurimi i një klime më të mirë për biznesin dhe kushte më të mira për punë do të jetë fokusi i Ministrit të ri të Ekonomisë Besar Durmishi. Ai gjithashtu theksoi se një ndër sfidat me të cilat do të përballet si Ministër i Ekonomisë do të jenë rroga minimale dhe inflacioni.

“Fokusi kryesor do të jetë: rritja e mbështetjes së industrisë, krijimi i masave për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, rritja e konkurrentësisë së biznesit, tregu i brendshëm, tregtia, si dhe mbështetja e punëdhënësve, krijimi i masave dhe politikave për punësim, përmirësimi i tregut të punës dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve” – tha Durmishi.

Durmishi paralajmëroi se do të kryet revizion në Mionistrinë e Ekonomisë që nga viti 2015 e këndej për të parë se si ka punuar pushteti paraprak.

“Do të parashtrojmë kërkesë në Entin Shtetëror të Revizionit për revizion të plotë të funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë duke filluar nga viti 2015, kur është kryer për herë të fundit revizion i plotë i funksionimit të Ministrisë nga Enti Shtetëror i Revizionit. Qëllimi i këtij revizioni është që ne, por edhe i gjithë opinioni të shohim se si është punuar në kohën e pushtetit paraprak”, tha Durmishi.

Durmishi njoftoi se do mbështes financiarisht investimet për kompanitë vendore dhe të huaja. Ai paralajmëroi se përmes Agjencisë së punësimit, e cila tani me riorganizimin e ri kalon në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, do të sjellin programe që do të synojnë masat për punësimin e të rinjve dhe bashkëfinancimin e trajnimeve për përdorimin e teknologjive të reja. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu