Dubai hap restorantin e parë të drejtuar nga inteligjenca artificiale

Në restorantin WOOHOO, ushqimi aktualisht përgatitet nga njerëzit, por çdo gjë tjetër – nga menyja te atmosfera dhe shërbimi – është projektuar nga një model kulinarie i bazuar në inteligjencë artificiale i quajtur Shef Ayman.

Ayman, një kombinim i fjalëve “IA” (inteligjencë artificiale) dhe “njeri”, është trajnuar bazuar në dekada kërkimesh në shkencën ushqyese, të dhëna të përbërjes molekulare dhe më shumë se një mijë receta nga tradita të ndryshme kulinare në të gjithë botën, tha Ahmet Oytun Cakir, një nga themeluesit e restorantit WOOHOO.

Edhe pse Ayman nuk mund të shijojë, nuhasë ose të ndërveprojë me pjatat si një shef kuzhine i vërtetë, ai funksionon duke i ndarë pjatat në elementët e tyre bazë – siç janë tekstura, aciditeti e të ngjashme – dhe më pas duke i ribashkuar ato në kombinime të pazakonta shijesh dhe përbërësish, thonë zhvilluesit e tij.

Këto prototipa më pas përpunohen nga shefa kuzhine njerëzorë të cilët i provojnë kombinimet dhe japin reagime, në një proces të udhëhequr nga shefi i njohur i kuzhinës nga Dubai, Raif Othman.

“Përgjigjet e tyre ndaj sugjerimeve të mia më ndihmojnë të përparoj kuptimin tim për atë që funksionon përtej vetë të dhënave”, shpjegoi Ayman në një intervistë rreth një modeli interaktiv të inteligjencës artificiale.

Siç pretendojnë krijuesit e Ayman, qëllimi nuk është të zëvendësohet faktori njerëzor në kuzhinë, por ta përmirësohet ai.

“Gatimi njerëzor nuk do të zëvendësohet, por ne besojmë se (Ayman) do të rrisë idetë dhe kreativitetin”, tha Oytun Cakir, i cili është gjithashtu CEO i kompanisë së ushqimit Gastronaut.

Ayman është projektuar për të zhvilluar receta që ripërdorin përbërës që restorantet përndryshe do t’i hidhnin – si mishi ose dhjami i mbetur, shtoi ai.

Në planin afatgjatë, themeluesit e WOOHOO besojnë se Ayman mund të licencohet për përdorim në restorante anembanë botës, duke zvogëluar mbeturinat në kuzhina dhe duke përmirësuar qëndrueshmërinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: S’është e drejtë ta shpallim Listën Serbe organizatë terroriste

SHBA-ja e vlerësoi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe si një tentim “përçarës” dhe si një përpjekje me “vizion të ngushtë” nga...

LSDM: Qeveria VMRO-VLEN e përfshirë në privatizimin skandaloz- privatizuesi serb i ‘Stopanska Bankës- Manastir’ lidhet me Milan Radojçiqin

LSDM ka publikuar akuzat e radhës ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke pretenduar se privatizimi i “Stopanska Bankës Sh.A Manastir” është pjesë e një...

Debati për emigrantët ndez skenën politike: kryeministri akuzon Filipçen për frikësim të qytetarëve

Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për frikësimin e qytetarëve se Maqedonia do të mbushet me emigrantë në pranverë, kërkoi...

Peci merr detyrën si kryetar i Mitrovicës nga Hamza: Kam ardhur i armatosur që t’i dal zot qytetit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza. Peci në betimin...

Bankieri i Vuçiçit në zemër të Maqedonisë?- LSDM: ‘Alta Banka’ e Vuçiçit u fut në Maqedoni si dhuratë për VMRO-DPMNE-në

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, konkretisht ekipi i saj i ashtuquajtur antikorrupsion, sot njoftoi “bombë” të re, përkatësisht ata prezantuan gjetjet për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu