Drejtori i ri i Toksikologjisë largon nga puna 18 të punësuarit me kontratë në vepër, ndërkohë thotë se duhen punësime të reja

Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev largoi 18 të punësuar shqiptarë që paraprakisht ishin me kontrata të përkohshme në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa ndërkohë tha se ka nevojë për punësimin e 15 personave të tjerë. Sipas tij problemi më i madh i Klinikës së Toksikologjisë është mungesa e kuadrit të ri, sepse mosha mesatare e punëtorëve të Klinikës është mbi 50 vjeç.

Ai paralajmëroi shpallje të konkursit sipas ligjit. Për të sapo larguarit, kreu i ri i Toksikologjisë theksoi se nuk kanë pasur pëlqim nga Ministria e Financave, por sipas tij edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kanë kontestuar punësimin për shkak të afatit të zgjedhjeve dhe mos firmosjes nga dy drejtorët. Çibishev tha se për 6 muaj këta 18 të punësuar kanë marr paga në shumën totale prej 650 mijë denarë.

“Problemi më i madh i yni është ekipimi i kuadrit, gjë që ne do të përpiqemi të gjejmë kuadër të ri. Vetëm kështu do tu vijmë në ndihmë fluksit të pacientëve. Megjithatë në periudhën e kaluar kemi pasur 18 të punësuar, të cilët kanë punuar pa marrëveshje të vlefshme”.

“Kontratat e tyre kanë skaduar 31.12.2023 dhe në 6 muajt e fundit ata kanë punuar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo solli situatë konfliktuoze ndërmjet të punësuarave dhe ka ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e procesit të punës në tërë Klinikën”, tha Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

51-vjeçari nga Shkodra shpëton dy turistë dhe mbytet vetë në liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar nga Shkodra humbi jetën pasi shpëtoi dy turistë që...

Shaholli: Çfarë janë vredistët pë Mickon?

Fushata parazgjedhore tashmë ka filluar dhe partiçkat tona po gënjejnë shqiptarët e "Severnës" se po i votuam kandidatët e njërës, dhe jo të tjetrës,...

Tmerr në aeroportin e Bergamos, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

🇮🇱 Izraeli përgatitet për goditje të reja ndaj Iranit nëse ringjallet programi bërthamor – Mbështetja e mundshme e Trump

Izraeli po përgatitet për veprime të mëtejshme ushtarake nëse Irani vendos të ringjallë programin e tij bërthamor, sipas dy burimeve të informuara që folën...

🍉Kryeministër për merak ka dalë!”, Kurti e pret shalqirin në Suharekë, merr timonin e kombajnës

yeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot bujqit në komunën e Suharekës, ku është ndalur në fushat me shalqinj dhe elb, duke marrë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu