Drejtori i Klinikës Torakale: Gjendja shëndetësore e 21 vjeçarit është stabile

“Ndodhem përpara klinikës Torakale ku dje në mesditë është sjellur me plagë të rënda 21 vjeçari i plagosur në incidentin e djeshëm në Haraçinë, ku cak i sulmit ishte kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi, por e pësuan dy bashkëpuntorët e tij. Gjendja shëndetësore e 21 vjeçarit është në gjëndje stabile ku edhe për disa ditë të tjera do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve”

Drejtori i Klinikës Torakale, Nexhati Jakupi, për “TV SHENJA”, tha se gjеndja shëndetësore e të plagosurit 21-vjeçar, prej mëngjesit të ditës së sotshme është stabilizuar, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do ta nxjerrin nga sistemi respirator.

Nexhati Jakupi, drejtor në Klinikën Torakale

“Pacienti pasi kaloi natën në kujdesin intensiv, prej mëngjesit është stabilizuar gjendja e tij me parametra të kënaqëshme vitale, dhe presim që në çdo moment të lirohet nga respiratori dhe të kalojë në frymëmarrje spontane. Trajtimi i mëtutjeshëm do të varet normal prej konidtës së tij të përgjitshme, por ajo që është pritur për këto 24 orë është në suazat e normales”.

Jakupi gjithashtu foli edhe për gjendjen e të plagosurit 21 vjeçar, se si është sjellur dje në spital. Ai tha se në momentin që është pranuar në klinikë ka pasur lëndime të rënda dhe gjakderdhje të shumtë.

Nexhati Jakupi, drejtor në Klinikën Torakale
“Absolutisht po, lëndime të rënda nga armë zjarri me gjakderdhje masive. Për fat është intervenuar shpejt edhe kemi arritur që të bëjmë një intervenim me të cilin kemi stabilizuar gjendjen e tij dhe po presim një rikuperim sa më të shpejtë”.

Me lëndime më të lehta ka kaluar i plagosuri tjetër i cili është rreth moshës 39 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në Klinikën “Shën Naumi i Ohrit”. Ai ka marrë plagë me armë zjarri në shpatullën e djathë , dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
https://youtu.be/bQlUGA0quqo

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu