Arben Zeqiri: Ajdini shpreson poste me Fetahun, nëse s’ia del do japë dorëheqje sërish

Shefi i PR-it në Aleancën për Shqiptarët, Arben Zeqiri, ka reaguar pas dorëheqjes së Omer Ajdinit nga partia, duke e cilësuar këtë veprim si “të përsëritur” dhe “të motivuar nga interesa personale”.

Në një deklaratë publike, Zeqiri theksoi se kjo është hera e tretë që Ajdini jep dorëheqje, gjithmonë pasi nuk ka arritur të marrë poste apo kandidatura.

“Kur hyjmë në Qeveri në vitin 2023 ai heshti derisa emroheshin funksionarët. Kur ngeli pa post doli me akuza dhe sulmoi Ziadin Selën. Edhe në zgjedhjet parlamentare 2024 nuk mbajti anë, madje deklaroi në TV21 se ka lënë politikën. Por në dhjetor u afrua përsëri me krahun tjetër, duke shpresuar kandidaturën në Likovë. Kur nuk e mori, dha dorëheqje për të tretën herë,” tha Zeqiri.

Ai shtoi se Ajdini po përdor dorëheqjet si mjet presioni për të siguruar poste politike:
“Tani shpreson pas zgjedhjeve të marrë ndonjë post me Fetahun. Nëse nuk merr asnjë post, ju garantoj që për herë të katërt do të japë dorëheqje nga ASH,” tha Zeqiri.

Në fund, Zeqiri e cilësoi Ajdinin si “aventurier pa sukses në politikë”, duke shtuar se liderët duhet të mësojnë se me njerëz të këtillë nuk ndërtohet as politikë e as kauzë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu