Ditët e pushimit për vitin 2025, pesë fundjava të zgjatura për qytetarët e RMV-së

Në vitin 2025 qytetarët e Maqedonisë do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, pesë janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët jopune transferohen të hënën.

Fundjava e parë e zgjatur do të jetë gjatë festave të Krishtlindjeve, kur e hëna dhe e marta janë ditë jopune – 6 janar Buzmi dhe 7 janar, Krishtlindjet. Qytetarët në fundjavë të zgjatur do të festojnë edhe Kurban Bajramin, që është më 30 mars, por sipas ligjit transferohet si ditë jopune për të hënë 31 mars.

Qytetarët do të pushojnë më gjatë në fundjavë edhe për festën e krishterë Pashkët, kur ditë jopune për të gjithë qytetarët është 21 prilli (e hënë), Pashkë. Gjatë këtyre festave, për besimtarët e besimit ortodoks ditë jopune është edhe e Premtja e Madhe – 18 Prill.

Fundjavë të zgjatur do të ketë edhe për festën e Pavarësisë – 8 shtator, e cila këtë vit është të hënën, si dhe për 8 dhjetor – Shën Klimenti i Ohrit, e cila është gjithashtu të hënën.

Ditë jo pune për të gjithë qytetarët janë 1 maji (e enjte) dhe 24 maji – Dita e shenjëtorëve sllavë “Shën Cirili dhe Metodi” (e shtunë), 1 janar (e mërkurë), Viti i ri, 2 gusht (e shtunë) Dita e Republikës, 11 tetori (e shtunë), Dita e Kryengritjes Popullore dhe 23 Tetori (e enjte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.

Për qytetarët e besimit ortodoks ditë jopune janë edhe 19 janari (e diel) – Epifania (Ujërat e bekuar),

18 Prilli (e premte) E premtja e madhe, e premtja para Pashkëve, 6 Qershori (e premte), Rrëshaja, e premtja para Rrëshajës, si dhe 28 Gushti (e enjte), Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe).

Për qytetarët e besimit katolik ditë jopune janë 1 nëntori (e premte) , Festa e të gjithë shenjtorëve, dhe 25 dhjetorit (e enjte), dita e parë e Krishtlindjes,

Për qytetarët e besimit islam ditë jopune është 6 qershori (e premte), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Në pajtim me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 21/98 dhe 18/07) në vitin 2025 ditë jo pune janë:

Për të gjithë qytetarët e RMV-së

– 1 Janari (e mërkurë), Viti i Ri,

– 7 Janari (e martë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,

– 30 Marsi (e diel), Fitër Bajrami, dita e pare e Fitër Bajramit, respektivisht

– 31 marsi (e hënë) është ditë jo pune,

– 21 Prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,

– 01 Maji (e enjte), Dita e Punës,

– 24 Maji (e shtunë) “Shën Kirili dhe Metodi”- Dita e shenjtorëve sllavë,

– 02 Gushti (e shtunë), Dita e Republikës,

– 08 shtatori (e hënë), Dita e Pavarësisë,

– 11 Tetori (e shtunë), Dita e Kryengritjes Popullore,

– 23 Tetori (e enjte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,

– 08 Dhjetori (e hënë), “Shën Klimenti i Ohrit”.

Për qytetarët e besimit ortodoks

– 06 Janari (e hënë), Buzmi, një ditë para Krishtlindjeve,

– 19 Janari (e diel), Epifania (Ujërat e bekuar),

– 18 Prilli (e premte) E premtja e madhe, e premtja para Pashkëve,

– 6 Qershori (e premte), Rrëshaja, e premtja para Rrëshajës,

– 28 Gushti (e enjte), Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe).

Për qytetarët e besimit katolik

– 21 Prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve,

– 01 Nëntori (e premte), Festa e të gjithë shenjtorëve,

– 25 Djetori (e enjte), dita e parë e Krishtlindjes,

Për qytetarët e besimit islam

– 06 Qershori (e premte), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë shqiptare në RMV

– 22 Nëntori (e shtunë), Dita e alfabatit Shqip

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë serbe në RMV

– 27 Janari (e hënë), Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë rome në RMV

– 08 Prilli (e martë), Dita Ndërkombëtare e Romë

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë vllahe në RMV

– 23 Maji (e premte), Dita Ndërkombëtare e Vllahëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë hebre në RMV

– 2 Tetori (e enjte), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë boshnjake në RMV

– 28 Shtatori (e diel), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë turke në RMV

– 21 Dhjetori (e diel), Dita e mësimit në gjuhën turke.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Foto e shpërndarë nga takimet elektorale bëhet mollë sherri mes rivalëve politikë

Një fotografi dhe video e publikuar nga kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur reagime dhe polemika në rrjete sociale. 🟢...

Republika Islamike pranë rënies në Iran, luftë civile e mundshme pas shkatërrimit të kapaciteteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izrael

Regjimi aktual iranian "mbetet i lidhur me revolucionin iranian", sipas raportit Erërat e ndryshimit mund të fryjnë së shpejti mbi Iranin, sipas një raporti të...

Beogradi dhe Manastiri të rrezikshëm për shqiptarët!

Nga:Medai Shaholli Prej kohësh Beogradi dhe Manastiri janë bërë dy qendra të rrezikshëm për praninë e shqiptarëve në këto qytete që në momentin e parë...

Mbështetje nga larg, forcë për vendlindjen: Struga në qendër të Vjenës

Diaspora në Vjenë jep mbështetje për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi 🇦🇹 Në Vienë të Austrisë u zhvillua një takim i diasporës...

NË ÇAMËRI DHE PLOT 4 ORË NË KOMISARIATIN E IGUMENICËS

Nga:Xhuljano Fejzulla Vjet, për pushime, të cilat si çdo vit i kaloj në Shqipëri, shkova për herë të.parë në Kllogjer, ku së bashku me djalin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu