Dita e zjarrfikësve në RMV – Zjarrfikësit festojnë ditën e tyre me probleme të pazgjidhura!

Problemet që tangojnë zjarrfikësit e kryeqytetit dhe jo vetëm, trashëgohen nga viti në vit. Brigada e zjarrfikësve në Shkup ka 180 zjarrfikës, ndërsa bazuar në numrin e popullsisë në kryeqytet numri i tyre duhet të jetë mbi 450.

Gjatë shënimit të Ditës së zjarrfikësve në Maqedoninë e Veriut, Komandanti i kësaj brigade, Zvonko Tomevski, tha se kanë nevojë për automjete të reja, por sipas tij, edhe më urgjente janë punësimet, pasi një numër zjarrfikësisht ndodhen para pensionimit. Tomevski bëri thirrje që institucionet të shqyrtojnë mundësinë për hapje edhe të dy nënqendrave në kryeqytet.

“Njësia jonë numëron 180 zjarrfikës. Për fat të keq kemi një grup më të madh që gjatë përiudhës së ardhshme pensionohet. Shpresojmë se me qeverinë e rë do të marrim aprovimin për punësime të reja. 02:55 Përmenda se kemi vetëm në një vit kemi 2000 ndërhyrje për shuarje zjarri që është numër i madh. Këtë vit deri tani janë regjistruar rreth 600 zjarre. 06:48 Është e domosdoshme që të bëhen punësime të reja”, tha Zvonko Tomevski.

Nesër në Brigadë do të ketë një zjarrfikës më pak, pasi njëri prej tyre sot u pensionua. Sretko Cimevski shërbeu për 40 vite si zjarrfikës. Sigurisht që sot e shfrytëzoi mundësinë t’u japë porosi të rinjve që të ardhmen e shohin në këtë Brigadë.

“Porosis që të vijnë njerëz të rinjë që të trajnohen dhe të mësohen këtu dhe të jenë të gatshëm të kryejnë detyrat e tyre. Nëse janë të shëndetshëm psiqikisht dhe fizikisht do të mund të punojnë si unë 40 vjet, ndoshta edhe më shumë. I porosis që kur të vijnë në Brigadë të jenë të disiplinuar, serioz ndaj punës, të ushtrohen, ta pranojnë këtë profesion dhe ta realizojnë më sukses punë e tyre”, tha Sretko Cimevski.

Në shënimin e 20 majit, Ditës së Zjarrfikësve në Maqedoni, e pranishme ishte edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ajo theksoi se përveç kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit, një tjetër problem janë edhe pagat e ulëta. Arsovska u zotua se do të kërkojë nga qeveria e re që të bëhen ndryshime ligjore sipas të cilave paguhen të ardhurat e tyre personale./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

Mexhiti e quan teatër Kongresin e BDI-së: Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re!

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e ka quajtur teatër Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Mexhiti thotë se në...

Aksident tragjik në autostradën Beograd–Nish, humbin jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd –...

Ledioni nderon kujtimin e Shpat Kasapit në Big Brother VIP Albania: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës’

Ledioni në Big Brother VIP Albania kujtoi Shpat Kasapin, duke thënë: ‘Do të doja që sonte të prezantoja klipin e tij hyrës – duartrokitje...

Monika Kryemadhi nuk mund asesi ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër, shkaku i Ilir Metës, “mos të krijoj dhimbje të brendshme”

Gjatë Big Brother Albania, Monika Kryemadhi u përball me situatën e veçantë që ta thërrasë Ilir Vrenozin në emër. Ajo nuk arriti ta bënte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu