Diplomacia dështoi, Lindja e Mesme drejt luftës së madhe

Jeremy Bowen – BBC

Vrasja e Hasan Nasrallah do të shihet si një fitore e madhe në Izrael.

SHBA reagon pas kërcënimeve të Iranit: Jemi të vendosur të parandalojmë përshkallëzimin e konfliktit

Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare u vra gjithashtu nga sulmet izraelite, pritet një reagim i fortë iranian
Për më shumë se 30 vjet ai ka qenë personi që frymëzonte dhe çonte para Hezbollahun.

Me ndihmën e aleatëve të tij të ngushtë në Iran, ai e ktheu Hezbollahun në një forcë të mirëfilltë luftarake që në vitet 2000 e detyroi Izraelin t’i jepte fund një pushtimi prej dy dekadash të Libanit jugor.

Në vitin 2006, ai udhëhoqi Hezbollahun teksa luftonte kundër Izraelit.

Nasrallah ka qenë armiku më i madh i vetëm i Izraelit – vitet e fundit. Atij i është afruar vetëm organizatori i sulmeve të 7 Tetorit, Yahya Sinwar.

Përkundër dëshirës së aleatëve të tij amerikanë, Izraeli i është kthyer luftës ndaj Hezbollahut pas gati një viti të përplasjeve në zonat kufitare.

Në javët e fundit, Izraeli ka aktivizuar një plan lufte për të cilin ka punuar që kur lufta e fundit me Hezbollahun përfundoi në 2006.

Izraeli i ka shkaktuar dëme të mëdha armikut të tij në Liban. Vrasja e liderit të Hezbollah është goditja më e madhe nga të gjitha.

Pyetja tani është se si do të përgjigjen Hezbollahu – dhe Irani. Ata tani mund të arrijnë në përfundimin se nëse nuk kundërpërgjigjen fort, do të përballen me një humbje strategjike në Liban, Iran dhe rajon.

Pasiguria dhe rreziku në Lindjen e Mesme është arsyeja pse aleatët perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit u përpoqën të bindin kryeministrin Benjamin Netanyahu të pranojë një armëpushim për të krijuar një rrugë për diplomacinë.

Por është tepër vonë për këtë tani…! /vizionplus.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu