Dimovski: Nëse hapet tema për shqipen në Kushtetutë, do të hapet edhe çështja e riorganizimit të Strugës dhe Kërçovës

Ish deputeti i VMRO-DDPMNE-së, Ilija Dimovski thekson se kërkesa e faktorit politik shqiptar për ndryshim të formulimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë është e kuptueshme, megjithatë formulimi është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, mund të diskutohet për atë çështje, megjithatë edhe faktori politik maqedonas ka kërkesa përkatëse, e një ndër ta është riorganizimi i komunave të Strugës dhe Kërçovës.

“Struktura se si janë të strukturuara komunat Strumicë, Veles, Shtip, Prilepit Manastir është një mënyrë, pra mjedisi urban pa fshatrat. Nga Velesi janë ndarë Çashka dhe Gradsko, nga Strumica 4 komuna, nga Shtipi 2 komuna e kështu me radhë. Por në Kërçovë dhe Strugë rasti është i kundërt, janë shtuar komuna që të bëhet njëfarë balancë apo disbalancë, varet se si i shihni çështjet dhe shumë çështje tjera. Këtë e them vetëm si shembull që shikuesit e juaj të na kuptojnë se edhe ne maqedonasit kemi shumë vërejtje për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Nëse hapen çështje të tjera, duhet ta keni parasysh se do të ketë në tavolinë edhe kërkesa të këtilla”, deklaroi Ilija Dimovski, ish deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me çështjen për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, Dimovskit dyshon se Gjykata Kushtetuese dëshiron të shkaktojë destabilizim politik, pavarësisht se ligji ka mangësitë e tij.

“A është më e mençura në këtë moment kur në shtet përballet me shumë kriza tjera të hapet ajo çështje që të shqyrtohet, mendoj se jo. A hyn Gjykata Kushtetuese që ta hapë këtë çështje nga aspekti profesional dhe moment kredibil? Nuk besoj. Kam dyshime të sinqerta dhe personale se po kurdiset për të shkaktuar ndonjë shkallë të ndoshta destabilizimit politik. Mendoj se, ja le të jetë një paralajmërim ajo situatë që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese që të bisedohet me sinqeriteti. E dini, siç kalon koha disa dallime relativizohen, disa dallime që i kemi pasur para 10 vitesh bëhen irelevante”, shtoi Ilija Dimovski, ish deputet i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu