Dimitrievski: Nuk do të lejojmë që maqedonasit të ndihen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre

“Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë” është aktualisht subjekti i sapoformuar politik e udhëhequr nga Maksim Dimitirevski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Ai në emisionin debatues “Biseda të vështira” në Infomax ka theksuar se nuk do të lejoj që maqedonasit të ndihen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre.

“Qytetarët i njohin politikat tona. Ne nuk po luftojmë për pushtet. Ne do të luftojmë për përgjegjësi. Premtoj këtu në studion tuaj dhe publikisht se pas zgjedhjeve, në një ditë të bukur të nëntë majit, gjërat në Maqedoni nuk do të jenë njësoj, nga çdo aspekt. Së pari, ne kurrë nuk do të lejojmë që maqedonasit të frustrohet dhe të ndihet si qytetar i dorës së dytë në vendin e tij. Kurrë më nuk do të lejojmë që qytetarët e Maqedonisë të manipulohen ashtu siç janë manipuluar më parë. Do të rrisim transparencën në të gjitha segmentet e shtetit dhe do të punojmë në reforma konkrete”, shtoi Dimitrievski.

Ai tha se pret që Lëvizja ZNAM të jetë krijuesi i koalicionit të ardhshëm qeveritar. I pyetur nëse qëndron pas konceptit – një shoqëri për të gjithë, Dimitrievski tha se një shoqëri për të gjithë nënkupton të drejta dhe detyrime të barabarta për të gjithë, por fatkeqësisht shoqëria për të gjithë është shndërruar në shoqëri për individët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VV nuk sheh problem te bisedat e Kusarit, por te fakti që u mor vesh, “Flliq sa të mundesh, veç tinëz”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar në Facebook duke akuzuar Fatmir Shehollin për bashkëpunim me shërbime të huaja dhe për furnizim të...

Zekirja Shahini nga Likova: As plumbi, as frika nuk na ndal!

Me një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Likovë, Zekirja Shahini doli para qytetarëve vetëm tre ditë pas...

Taravari nga Likova: VLEN do të shpërbëhet, do të mbesin vetëm zgjatimet e VMRO-së, pjesa tjetër i bashkohet Aleancës Kombëtare! (VIDEO)

Gjatë tubimit të Aleancës Kombëtare për Integrim që po zhvillohet në Likovë, Arben Taravari dërgoi një mesazh të fortë për skenën politike shqiptare dhe...

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi projektet kryesore shëndetësore që janë pjesë e programit...

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është pyetur nga gazetarët nëse pas zgjedhjeve lokale mund të ketë zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu