Dimitrievski i përgjigjet VLEN-it: Jemi partner domethënës dhe i barabartë në pushtet

Është koha që Maqedonia të kthehet në një drejtim tjetër dhe të punojë në interes të qytetarëve. Mendoj se kolegët e VLEN-it e kanë shumë gabim nëse konsiderojnë se me këto gjeste do të iniciojnë destabilizimin e Qeverisë apo daljen e ZNAM-it nga Qeveria – e kanë gabim, është mesazhi i kryetarit të Lëvizjes ZNAM dhe kryetar i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në lidhje me vendosjen e flamurit shqiptar me të njëjtën madhësi si flamuri maqedonas, në takimin koordinues të mbajtur në Qeverinë e RMV-së.

“Jemi domethënës, jemi partner i barabartë në qeveri. Ne për këtë qeverisje kemi biseduar me VMRO-DPMNE-në, fillimisht i kemi barazuar dallimet tona ideologjike dhe përveç kësaj i kemi dhënë mbështetje edhe programit të qeverisë. Në vazhdimësi me pjesëmarrjen e ministrave tanë në qeveri këtë e realizojmë, ka qenë decid lideri i ZNAM-it, në lajmet në Kanal 5 lidhur me pyetjen nëse ZNAM ndihet faktor i parëndësishëm në qeveri?

Sipas meje, thekson Dimitrievski, janë çështje për marketing paszgjedhor, të cilin përpiqen t’ia shesin elektoratit të tyre dhe të bëhen më katolik se papa. Ai ka theksuar se ka ligje dhe institucione kompetente që duhet të veprojnë kur shkelen ligjet.

“Në këtë rast, vendosja e flamurit të bashkësive etnike nuk më pengon fare, por saktë është shkruar se ku vendoset. Në këtë moment kjo është duke u bërë në Qeveri dhe mendoj se hapi tjetër do të jetë që kjo çështje të diskutohet në seancë të Qeverisë. Nëse vazhdon vetëiniciativa nga ana e tyre, nëse jeni autokraci, atëherë nuk e keni vendin në Qeveri, sepse ju si pushtet duhet t’u tregoni qytetarëve se si respektohen ligjet”, theksoi lideri i ZNAM-it.

I pyetur se sa i qëndrueshëm është koalicioni dhe afatgjatë, Dimitrievski duke theksuar se nuk bëhet fjalë për korrespodenca me VLEN-in, por për qëndrime, theksoi se nëse partneri qeveritar vazhdon kështu, siç tha ai, mendoj se do të bëjë gabim krucial, kjo është humbje e mbështetjes së qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai porositi deri te VLEN-i se duhet të fokusohet në ekonomi, në proceset reformuese, në funksionalitetin e shtetit, në diçka krejtësisht të kundërt me atë që bënin paraardhësit e tyre, të cilët erdhën nga radhët e BDI-së.

Për Akademinë shqiptare për shkencë dhe art, Dimitrievski theksoi se nuk është pjesë e programit qeveritar, ndërsa për ZNAM-in kjo nuk është e pranueshme, sepse Maqedonia ka një institucion dhe ai është ASHAM-i.

Për balancuesin, Dimitrievski iu referua qëndrimit të ministrit të Administratës publike, Goran Minçev se llogaritet sipas përqindjes së popullsisë rezidente – popullatës që jeton në Maqedoni.

Dimitrievski personalisht është kundër balancuesit dhe përqindjeve dhe konsideron se duhet t’i jepet përparësi cilësisë mbi sasinë, veçanërisht sasisë që është e politizuar dhe vjen nga subjektet politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu