Dështoi të martën, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës!

Kosovë- Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet sot në orën 12:00.

Seanca, e ndërprerë të martën (15 prill), duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.

Seanca e parë e parlamentit të ri në Kosovë dështoi pasi deputetët nuk u betuan. Seanca u mbyll që pas dështimit të pikës së parë të rendit të ditës, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Votimi u mbyll me 52 vota pro 46 kundër dhe 11 abstenim. Kundër votuan 3 partitë kryesore të opozitës PDK LDK dhe AAK.

Arsyeja për votën kundër të opozitës, ka qenë fakti që Albin Kurti dhe disa ministra të tjerë në detyrë nuk kishin dhënë në kohë dorëheqjen nga detyra e tyre pasi fituan mandatet siç kërkon kushtetuta.

Kurti në një reagim pas seancës e quajti votën kundër të opozitës një sulm institucional, ndërsa dorëzoi në në parlament një letër ku njoftonte dorëheqjen nga detyra me qëllim që të betohet si deputet së bashku me të tjerë nga kabineti i tij.

Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.

Të mërkurën në mëngjes, deputeti më i vjetër në moshë i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, iu drejtua me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.

Ndërkohë Osmani u përgjigj se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja, ashtu siç e parashikonin ligjet.

Gjithashtu një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti përsëriti qëndrimin se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar.

Ai tha se “më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje” sepse do të ishte “braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

Deklaratat tronditëse të Surroit dhe Shalës: Pacolli erdhi si emisar special i Jelsinit dhe Millosheviqit në Kosovë

Behgjet Pacolli ishte paraqitur para spektrit politik kosovar si emisar i ish-presidentit rus Boris Jelsin në kulmin e luftimeve më 1998, menjëherë pas masakrave...

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu