Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se vendi po përballet me një tjetër krizë politike që mund ta çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Mediumi amerikan Bloomberg ka raportuar për situatën e tensionuar politike në Kosovë, duke theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.

Sipas mediumit amerikan, deputetët u mblodhën në orët e fundit të afatit kushtetues për krijimin e kabinetit të ri, por Kurti nuk arriti të marrë miratimin e Kuvendit për përbërjen e tij ministrore.

Bloomberg shkruan se Kurti u kishte bërë thirrje deputetëve të votonin në interes të shtetit dhe qytetarëve, duke paralajmëruar se mungesa e një qeverie funksionale mund të çonte në bllokimin e buxhetit dhe në vonesat e pagave publike, pensioneve, ndihmave për fëmijë dhe furnizimeve mjekësore. Ai kishte theksuar gjithashtu se dhjetëra agjenci shtetërore vazhdojnë të funksionojnë pa mbikëqyrje për shkak të vakumit politik.

Ndërkaq mediumi turk, TRT World, ka shkruar Kurti nuk arriti të marrë votat e nevojshme në Kuvend, pasi partia e tij Lëvizja Vetëvendosje (VV) siguroi vetëm 56 vota, pesë më pak se shumica e kërkuar prej 61 deputetësh. Mediumi turk shkruan se ky dështim ka thelluar paqartësinë politike në vendin më të ri të Evropës.

TRT World thekson se tani presidentja e Kosovës duhet të emërojë një kandidat tjetër për një votim të dytë, ndërsa mbetet e paqartë nëse Kurti mund të rikandidojë apo nëse do të propozohet një përfaqësues nga opozita. Në rast se as raundi i dytë nuk sjell shumicën e nevojshme, vendi mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu