Deshqiptarizimi i Institucioneve Vazhdon nga VLEN-VMRO – Nga 50 të Punësuar në REK Oslomej, Asnjë Shqiptar!

Deshqiptarizimi i institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut po vazhdon me ritme alarmante edhe nën qeverinë e re Vlen–VMRO. Në listën e fundit të punësimeve në REK Oslomej, janë përzgjedhur 50 persona përmes agjencisë, por asnjë prej tyre nuk është shqiptar.

Në listat që tashmë janë bërë publike (shih më poshtë), figurojnë ekskluzivisht emra maqedonas, pa përfaqësim të vetëm të shqiptarëve, pavarësisht se bëhet fjalë për një rajon ku shqiptarët janë komunitet i madh dhe historikisht i pranishëm në këtë institucion energjetik.

Ky është një alarm serioz për diskriminim të organizuar institucional, që vjen vetëm pak javë pas formimit të qeverisë së re. Qytetarët shqiptarë e konsiderojnë këtë si një vazhdimësi të një politike të heshtur të përjashtimit, tashmë me përgjegjësi direkte të koalicionit VLEN–VMRO.


Kush do të japë llogari për këtë përjashtim të qëllimshëm?

Asnjë sqarim zyrtar nuk është dhënë deri më tani nga institucionet përgjegjëse apo nga përfaqësuesit shqiptarë në qeveri. Heshtja e tyre vetëm sa e thellon bindjen se kjo nuk është rastësi, por pjesë e një procesi sistematik për shqiptarizimin e institucioneve publike.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi politike, duke paralajmëruar se nëse ky trend vazhdon, besimi i qytetarëve në barazinë dhe drejtësinë në këtë shtet do të shembet përfundimisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu