Deri në 40 të vdekur nga aksidenti i aeroplanit, thonë autoritetet kazake

Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit.

Ai u pa të binte pranë aeroportit të Aktau-t në Kazakistan, afër Detit Kaspik, të mërkurën në mëngjes, transmeton klankosova.tv.

Sipas abcnews, avioni po fluturonte nga Baku në Azerbajxhan drejt Groznit në Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës së dendur në Grozni, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Ministria e Situatave Emergjente e Kazakistanit njoftoi se në bord ndodheshin 69 persona, përfshirë 64 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Nga aksidenti mbijetuan 29 persona, ndërsa shumë prej tyre janë shtruar në spital.

Mes të plagosurve ndodhen edhe dy fëmijë, ndërsa disa prej të hospitalizuarve janë në gjendje kritike, tha zëvendësministri i Shëndetësisë i Kazakistanit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Andrej Zhernovski: Ali Ahmeti dhe Mickovski kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale!

“Mickoski prej kohësh po i lutet Ahmetit “të riedukuar” që të hyjë në Qeveri! Nuk vlejnë më ato fjalime krenare patriotike nga ditët e lavdishme...

Shqipëria dënon ashpër shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë

Polonia ndërkaq po shqyrton mundësinë e aktivizimit të Artikullit 4 të NATO-s, i cili do të sillte zyrtarisht një çështje urgjente në Këshillin e...

Simbolika e Ibrahimit: Mexhiti nuk fshihet pas askujt, sikur Profeti në Bedër

Zeqirja Ibrahimi- Zeka: Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu