Deputetja e parë shqiptare me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë?

Koalicioni opozitar VLEN ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Ajo që vihet re në njësinë zgjedhore numër 6, nga rradhët e AlternAtivës në listë për deputete, e 8-ta me rradhë figuron edhe Imerlije Saliu nga Gostivari, shkruan 3-shi.net. E njëjta me shumë mundësi mund të jetë deputetja e parë me mbulesë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Të nderuar bashkëvendas të mi, vëllezër dhe motra, miq, shokë familjarë, mbështetës dhe aktivistë politikë,
Ndjehem e nderuar t’ju informoj që me propozimin e kryetarit të AlternAtivës z.Afrim Gashi dhe mbështetjen e kryesisë së AAA, zyrtarisht do të jem kandidate për deputete e teta në listën e koalicionit VLEN për zonën e gjashtë zgjedhore.

Duke falenderuar kryetarin Gashi për besimin e dhënë ndaj meje, besoj që mbështetja juaj në këto zgjedhje do të jetë forca ime që të jem zëri juaj për të ardhmen e këtij vendi.
8-Maji le të jetë dita kur do të vulosim ndryshimin!”,ka shkruar Imerlije Saliu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu