Deputetja e BDI-s Arta Bilalli-Zeneli në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ia përmend Serbisë vrasjen e familjes Jashari

Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Arta Bilalli-Zeneli në debatin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u shqyrtua raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ia ka përmendur Serbisë, vrasjen e 56 anëtarëve të familjes Jashari, brenda një dite, duke thënë se nga Asambleja mund t’i dërgojnë një sinjal asaj familje dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Deputetja Bilalli-Zeneli ka thënë se nuk pajtohem me mendimet se ky anëtarësim do të krijojë konflikte të reja në Evropë.

“Të dashur kolegë a është themeluar kjo organizatë për të parandaluar luftërat në mes të popujve në Evropë, të gjithë pajtohemi që po, pra komentet se ky anëtarësim do të provokojë konflikte të mëtejme në Evropë, nuk tingëllon mirë dhe nuk është i përshtatshëm dhe është në kundërshtim me qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës. Të gjitha shtetet demokratike dhe organizatat ftojnë për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimit tim, ky anëtarësim do të përforcojë, do të shtyjë përpara këtë dialog sepse do t’i kemi dy palë të barabarta në dialog dhe barazia është një vlerë thelbësore e Këshillit të Evropës. Në 1999, një ish ministër i Francës ka thënë se po të ishte një çmim nobel për liri, atëherë do t’i jepej familjes Jashari në Prekaz, sepse është një familje ku 56 anëtarë të familjes janë vrarë brenda një dite të vetme. Familja Jashari nuk e ka marrë çmimin nobel por duke e mbështetur këtë raport dhe këtë kërkesë për anëtarësim, do t’iu japim një sinjal se ata do të kenë një karrige dhe do t’i bashkohen familjes së madhe evropiane të cilës ata i përkasin”, tha ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu