Deputetët e larguar dhe ata të pakënaqurit me VV-në tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!

Para katër viteve kishin bashkuar forcat me Lëvizjen “Vetëvendosje”, me ç’rast kjo e fundit fitoi më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Pas ardhjes në krye të Qeverisë të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, disa prej tyre e kanë braktisur subjektin me të cilin kishin garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, e disa të tjerë në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësi me Kurtin dhe partinë që e udhëheq për shkak të projektligjeve të ndryshme.

Tashmë kur presidentja Vjosa Osmani ka shpallur 9 shkurtin e vitit 2025 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, disa nga deputetët e larguar nga subjekti më i madh politik në vend tregojnë se nëse janë angazhuar politikisht, ndërsa ata të pakënaqurit tregojnë për Front Online nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Haki Abazi: Ende nuk kam vendosur…

Në Qeverinë “Kurti 1” Haki Abazi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ndërsa në mandatin e Qeverisë “Kurti 2” ka udhëhequr për disa vite Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme. Ndërsa në muajin maj të 2023-tes, grupi Parlamentar i LVV-së pati vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi. Përjashtimi i tij ka ardhur një ditë pasi deputeti Abazi ka pretenduar që atij i është orkestruar një përplasje fizike me deputetin Salih Zyba me urdhër të kryeministrit Kurti e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusarit.

Tashmë si deputet i pavarur Haki Abazi ende nuk ka vendosur se cili do të jetë qëndrimi i tij politik në zgjedhjet e ardhshme, të paktën kështu është shprehur në një prononcim për Front Online.

“Nuk kam vendosur ende asgjë”, u shpreh shkurt Abazi për Front Online.

Deputeti Fatmir Humolli tregon nëse do të angazhohet politikisht në zgjedhjet e reja parlamentare

Në mars të 2023, Lëvizja Vetëvendosje mbeti me një deputet më pak. Bëhej fjalë për deputetin Fatmir Humolli. Ai u largua nga VV-ja për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.

I pyetur nga Front Online se cili do të jetë qëndrimi i tij partiak në zgjedhjet e ardhshme, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli thotë se me asnjë parti aktuale s’do të bëjë pjesë.

Humolli ka bërë të ditur se është në proces të një formimi të një grupi të ri.

“Me asnjë parti aktuale çfarë janë nuk do të jem pjesë e zgjedhjeve. Në qoftëse krijohen mundësitë për të hyrë vetë me një grup shokësh që jemi duke punuar mirë që s’krijohen mundësitë asgjë askujt”, u shpreh Humolli.

Ish-deputeti i VV-së thotë se me këtë parti nuk i eci bashkëpunimi pasi sipas tij, këta të fundit nuk e mbajtën fjalën.

“Me VV i kemi bashkuar energjitë për një mision nuk ka eci se nuk e mbajtën fjalën. Duhet të fuqizohem si grupacion kështu mendojmë unë dhe disa aktivistë të hershëm politik që janë”, deklaroi Humolli.

Gramos Agusholli: Ose vazhdoj me VV-në, ose…

Njëri ndër deputetët që ka qenë kundër disa projektligjeve, të cilat i ka përkrahur partia ku bënë pjesë ai (Lëvizja “Vetëvendosje”), është deputeti i VV-së, Gramos Agusholli.

Agusholli në një prononcim për Front Online ka njoftuar se ende nuk ka vendosur për vazhdimin e angazhimit të tij politik.

Ai thotë se ose vazhdon të jetë me Vetëvendosjen ose largohet nga politika.

“Për momentin jam në VV, nuk kam vendosur akoma se a do ta vazhdoj aktivitetin tim politik, me gjasë po. Ose vazhdoj këtu ku jam ose e lë krejt”, u shpreh Agusholli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu