Demiri: Dhuna ndaj punonjësve shëndetësor është e papranueshme, paraqet kërcënim për kujdesin ndaj pacientëve

SHARE
Ministri Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri në ditën e sotme evropiane të ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, 12 mars, theksoi se dhuna ndaj punëtorit shëndetësorë është e patolerushme dhe e dënueshme sipas ligjit.

“Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës në mënyrë që të mund të ofrojnë kujdes shëndetësor. Të dhënat nga Oda e mjekëve thonë se 78 për qind e mjekëve kanë raportuar se janë ekspozuar ndaj një lloj dhune në vendin e punës dhe 80 për qind kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës verbale. Në shoqëri duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, sepse dhuna ndaj mjekëve paraqet rrezik edhe për kujdesin ndaj pacientëve”, nënvizon Demiri në deklaratën me shkrim.

Siç shton ai, vitin e kaluar janë bërë ndryshime në Kodin penal, me çka dhuna ndaj punonjësve shëndetësor gjatë kryerjes së detyrave profesionale është dhunë ndaj zyrtarit dhe është vepër e dënueshme me burgim.

Advertisements

“Është e rëndësishme të theksohet se Oda e mjekëve mbledh të dhëna për sulmet ndaj mjekëve për të monitoruar në mënyrë aktive veprimet e institucioneve kompetente, por edhe për të propozuar masa dhe politika për të shtypur dhunën në shëndetësi. E vetmja mënyrë me të cilën Oda mund të grumbullojë të dhëna është nëse mjekët pas denoncimit të ngjarjes në polici e informojnë edhe Odën”, thuhet në kumtesë.

Apelohet që dhuna ndaj mjekëve të raportohet në ueb faqen zyrtare të Odës së mjekëve – www.lkm.org.mk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter

Takimi midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski ende nuk është rënë dakord, tha sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ademi...

Elijona dhe Klodi natën e mbyllin bashkë në dush (VIDEO)

Elijona dhe Klodi pak para se të flinin, kanë vendosur që të bëjnë nga një dush të shpejtë bashkë. Gjatë procesit, pati edhe ‘ngacmime’ të...

Ndodh edhe kjo në BBVK: Arditi bën “twerk” (VIDEO)

Një moment qesharak ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë më të madhe në vend. Arditi është përpjekur të bëjë ‘twerk’, dhe ia ka dalë goxha mirë,...

Analisti Shala: VV do ta propozojë Bekim Jasharin për president (VIDEO)

Analisti politik, Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka deklaruar se çështja e presidentit do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës. Shala...

U martua si 110 vjeç, vdes burri nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1884

“Burri më i vjetër” i Arabisë Saudite thuhet se ka vdekur në moshën 142 vjeç, duke lënë pas 134 fëmijë dhe nipër e mbesa. Nasser...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu