Demantohet gënjeshtra e Izet Mexhitit: Stoilkoviq ka në kompetencë Marrëveshjen e Ohrit, gjuhën shqipe

Qytetarë në rrjetet sociale po shpërndajnë një tekst me të cilin demantojnë pretendimin e pasaktë të Izet Mexhitit në mbrojtje të seebit Ivan Stoilkoviq i cili shquhet për qëndrimet e tija pro Putin dhe Vuçiç dhe së fundmi do të zëvendësojë Artan Grubin në Ministrinë që ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Etja për pushtet të errëson sytë dhe mendjen.

Beteja jonë për legjimitet, nuk është betejë për pushtet, por për dinjitet.

Izet Mexhiti po demonostron injorancë masive ose paturpësisht e gënjen opinionin publik.

Ministria për marrëdhënie midis bashkësive e ka në kompetencë të plotë MARRËVESHJEN E OHRIT, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj.

E para, e pranon që partner i tij qeverisës dhe koleg në qeveri është putinisti dhe vuçisti Stoilkoviç. Izeti nuk ka fuqi ta ndalon politikanij pro Putin dhe Vuçiç të jetë partner i tij.

Stoilkoviç thotë: Kosova është serbi.

Stoilkoviç do të ulet në vendin e Artan Grubit, Sadulla Durakut, Hazbi Likës, Abdilaqim Ademit, Musa Xhaferit, Imer Aliut, Imer Selmanit, Festim Halilit.

E dyta, nuk ekziston ministri e themeluar në vitin 2008.

E treta, nuk ekziston ministri për komunitetet ndër 20%, ndoshta flet për agjencionin për komunitetet më të vogla se 10% dhe nuk e di që asnjëherë ska patur ministri të tillë.

E katërta, Ministra për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve u themelua në vitin 2019 dhe trashëgoi Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

E pesta, këtë ministri, VMRO DPMNE e riemëroi në Ministri për marrëdhënie midis Bashkësive.

E gjashta, nga 25 anëtarë të kabinetit të propozuar qeveritar, VREDI ka marrë 5, nga të cilat 3 janë për burek sipas kompetencave dhe portofolit.

E shtata, Mickovski dje për Bajram tha që 3/4 ose 75% të pozitave të shqiptarëve që i kanë patur deri sot, i ka rikthyer.

E teta, VMRO sa po ju qortoi për kombëtarën, a iu përgjigje, o Izet?

E nënta, nuk tu dëgjua zëri për “makedonski albanci”

E dhjeta, a do të zgjidhesh ministër i punëve të brendshme siç premtove?

E njëmbëdhjeta, a e formuat ministrinë e diasporës, bankën shqiptare, a i ndatë nga 10.000 € për secilin qytetarë?

E dymbëdhjeta, ç’të lidh ty me ambientin, ekologjinë, kur e katandise Çairin në lagje të pabanueshme?

Kur s’ke themel, lëkundësh lehtë.

Vazaliteti të bën shërbëtor, mungesa e legjitimitetit të bën mashtrues të vullnetit të popullit.” Shkruhet në reagimet publike në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Takim i nivelit të lartë, Perëndimi koordinon armatimin e Ukrainës

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar...

Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim...

Ekskluzive: Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën.

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit,...

“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari,...

Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu