Deklarimet e “Presdnikut të Skupštinës” dje dhe sot!

“Presdniku i Skupštinës së državës Severna” z. Gashi, pasi erdhi në krye të Skupštinës ndryshoi qëndrimet e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe fshirjen nga kushtetuta 20% e turpit shqiptar.

Njëherë e një kohë Afrimllari i VREDI-t kërkonte nga Xhaferi i DUI-t si Presidniçja i Skupštinës, të bënin gjithçka që ato ndryshime të ndodhnin sa më shpejtë “si mundësi për hapjen e negociatave me BE-në, dhe mos fshihen pas arsyetimeve të pabaza, por t’i vë në procedurë amandamentet për heqjen e emërtimit ofendues si 20% për gjuhën shqipe”.

Tani që presedniçe Afrimi udhëheq Skupštinën, ka ndryshuar mendim jo për shkak të vullnetit të tij por për shkak të urdhëzimit të despotit të tij Micko, se nuk ka ndryshime kushtetuese dhe për pasojë 20% do të ngelet në kushtetutë edhe më tej si gur varri për shqiptarët.
Një emërtim ky më shumë se ofendues, si mohim i gjuhës shqipe dhe të identitetit tonë gjuhësor, i cili do të qëndrojë aty si kufomë për sa kohë subjektet politike shqiptare papërjashtim, do të sillen si vasale të pushtetit qoftë në pozitë apo në opozite si lojale me pushtetin.

Shqiptarët e “Severnës” janë i vetmi popull në Europë që nuk njihet me gjuhën e tij shqipe por si shifra të 20% si dhurata më e çmuar nga MO, ku subjektet politike dhe komandantët renegatë miratuan 20% si fitore e madhe të MO!

Dhe ja ku jemi sot si 24 vite më parë, si popull nomad pa gjuhë dhe pa identitet, pasi kushtetuta si ligji themeltar i një shteti nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë të shqiptarëve por si gjuhë e bashkësisë etnike të 20%, të barabartë me romët e Shutkës.

20% është “peshqeshi” më i shtrenjtë që subjektet politike i bënë shqiptarëve të “Severnës” në këto tri dekada të demonkraturës maqedone mbi shqiptarët.

Sot, pozita dhe opozita shqiptare janë futur në garë për zgjedhjet lokale se kush i fiton zgjedhjet ka mbështetjen e popullit!
Kurse për ndryshimet kushtetues do të diskutohet me shpresë pas zgjedhjeve parlamentare, nëse ato do të zhvillohen megjithë publikimin e sondazheve për humbje të vredistëve në zgjedhjet e 19 tetorit.

Pas 19 tetorit, cilido subjekt apo koalicion shqiptar i fiton këto zgjedhje, asgjë nuk ka për të ndryshuar as për nga reformat dhe as për proceset e integrimet europiane që tashmë janë bllokuar.
Ndësa për heqjen e nofkës së 20% nuk ka aspak vullnet dhe gatishmëri nga komitët e VMRO-së dhe as nga kryekomiti Micko, pasi barazia e shqipes me sllavishten e Mickos sipas tyre është humbje e supremacisë së shtetit dhe të pushtetit përballe shqiptarëve.

Kurse sa i takon besueshmërisë te subjektet politike shqiptare aty nuk ka më shpresë, pasi ne i kemi parë “si kanë nusëruar” të gjitha subjektet tona kur kanë hyrë në bordelon qeveritare si “nuse të virgjëra” dhe kanë dalë nga andej si të përdla të pushtetit!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Darko Kostovski qafë për qafë me Rasim Muratin: Fitorja në Butel është fundi i kryengritjes politike të BDI-së

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke e cilësuar fitoren e VMRO-DPMNE-së si “historike” dhe si...

Petar Bogojevski, me tone përçmuese: “Ali Ahmeti, ç’të vlejnë njëqind betejat, kur në fund e humbe luftën nga ne?

Në një reagim të fortë dhe me tone përçmuese ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, politikani maqedonas dhe udhëheqësi i lëvizjes Maqedoniski Koncept, dr....

Krenar Lloga: VMRO, vLEN dhe LSDM në koalicion të fshehtë për ta rrëzuar Çashkën!

Pas zhvillimeve të fundit rreth ankesës së përbashkët të VMRO-DPMNE dhe LSDM për rezultatin zgjedhor në Komunën e Çashkës, ka reaguar ashpër Krenar Lloga,...

VMRO dhe LSDM bashkohen kundër fitores së Suat Shaqirit në Çashkë – VLEN hesht për kontestimin

Në një veprim të pazakontë politik, partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM janë bashkuar për të dorëzuar një ankesë të përbashkët në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu