Deklaratat e Ahmetit, Mickoski: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakteri unitar i shtetit! BDI si askush më parë po i ndanë shqiptarët

Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar deklaratat e fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha se çdokush ka të drejtë të shpreh pakënaqësitë në mënyrë demokratike, por paralajmëroi se qeveria do të reagojë në rast se pakënaqësia shprehet duke dëmtuar karakterin unitar të shtetit, përcjell TV21. Mickoski akuzoi BDI-në se po ndan shqiptarët si askush më parë.

“Por, nëse kjo pakënaqësi është në dëm të karakterit unitar, dhe në dëm të ligjit dhe Kushtetutës, atëherë ne si qeveri do të duhet ta mbrojmë atë, kuptohet. Unë çuditem si BDI, udhëheqësia e BDI-së, nuk mori mësim se është e nevojshme që ta shfrytëzojnë këtë periudhë në opozitë, që të reformohen, të freskojnë kuadrot, programin, dhe në zgjedhjet e ardhshme të ofrojnë kuadro dhe programe të reja. Çuditem se si udhëheqësia e BDI-së i ndan shqiptarët, si askush më parë në të kaluarën në Maqedoni, në shqiptarë të duhur dhe jo të duhur. Këtë po e bën udhëheqësia e BDI-së që thirret në legjitimitetin e shqiptarëve”, deklaroi Mickoski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu