Deklarata për destabilizim, BDI: Jemi parti garancë e paqes, do të mbrojmë shqiptarët nga majorizimi

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikatë për media ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit, Hristisjan Mickoskit për atë që ai sot deklaroi për destanilizim të vendit. Nga BDI thonë së janë garancë e paqes në vend si parti shtetformuese nuk do të lejojnë poshtërimin e shqiptarëve dhe majorizimin e tyre përmes vazalëve.
Komunikata e plotë:

BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit
Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.

Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike. Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu