A i është premtuar “Liria”!? Dejan Davidovski u dorëzua në Deve Bair. 7 vjet ishte në arrati për shkak të ngjarjeve në kuvend më 27 prill

Pas shtatë vjetësh në arrati, Dejan Davidovski Desho u dorëzua këtë mëngjes në pikën kufitare Deve Bair gjatë hyrjes në Maqedoni nga Bullgaria. Në xhirimet e TV Kanal 5 mund të shihet se në kufirin e Maqedonisë, Davidovski u prit nga avokatët Toni Menkinovski dhe Vane Andrejev. Pasi kaloi kufirin, ai u bekua dhe puthi tokën, pastaj dorëzoi dokumentet në kontrollin e pasaportave. Davidovski ishte dënuar për rastin e sulmit në Kuvend më 27 prill 2017 dhe kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar si i dyshuar për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ministria e Brendshme nuk dha detaje konkrete, por në një njoftim u tha se ai ishte arrestuar gjatë kontrollit të pasaportave.

“Më 25.08.2024, në orën 10:30 në pikën kufitare Deve Bair, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u paraqit D.D., 43 vjeç nga Shkupi, dhe gjatë kontrollit të rregullt të pasaportave u konstatua se ai është në listën e ndalimit me masën “arrestim” për një vepër penale sipas nenit 313 të Kodit Penal, për të cilin nga Gjykata Themelore Shkupi 1 më 18.12.2017 është caktuar masa e paraburgimit, pas së cilës personi u arrestua”, thonë nga MPB.

Kthimi i Davidovskit në vend përkon me ndryshimin e qeverisë që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, veçanërisht pasi drejtori i ri i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, nënshkroi lirimin nga burgu të dënuarve për 27 prill me arsyetimin se kishin dokumentacion për probleme shëndetësore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

Rokas: Maqedonia e Veriut t’i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Evropian Mikalis Rokas, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Ai tha se në Maqedoni...

Zyrtar i VMRO-s, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, arrestohet për dyshime ryshfeti me fondet IPARD

Në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, sot pas orës 13:00...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu