Deanoski: Të rinjtë në RMV nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike

Do të ketë një eksod të madh të punonjësve në institucionet shtetërore dhe publike nëse nuk rriten sa më shpejt pagat për 30 për qind, tha në emisionin “Top Tema” në Tv Telma kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (UPOZ), Trpe Deanoski, duke theksuar se kjo vlen veçanërisht për kuadrin profesional dhe të trajnuar që udhëheq me institucionet, transmeton Portalb.mk.

“Ne nuk mund të tërheqim punësime të reja në administratën shtetërore, gjyqësor, agjenci dhe fonde nëse nuk rriten pagat. Askush nuk u përgjigjet shpalljeve të publikuara nga Agjencia për Administratë, apo ministritë. Të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike”, deklaroi ai.

Deanoski theksoi se paga fillestare e një personi me arsim të lartë në sektorin publik aktualisht është rreth 26 mijë denarë dhe se askush, as nga selia partiake, nuk do të pranonte të punonte për atë shumë të pagës.

Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë ligjore për nënshkrimin e kontratave kolektive që do të rrisnin pagat, pavarësisht se për cilën pjesë të sektorit publik bëhet fjalë, por që përdoruesit buxhetorë fillimisht duhet të marrin leje nga Ministria e Financave për ta bërë këtë.

“Edhe ato institucione shtetërore që kanë të hyra vetanake nga tarifimi i shërbimeve nuk mund t’i shfrytëzojnë për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratave kolektive pa marrë pëlqimin dhe mendimin e Ministrisë së Financave”, tha mes tjerash Deanoski.

“Kur tashmë emërohen drejtorë dhe drejtues të institucioneve publike dhe nga ata kërkohen deklarata me përgjegjësi penale se do të menaxhojnë me maturi buxhetet e tyre, duhet tu lejohet që t’i përdorin ato në mënyrë që të rrisin pagat e punonjësve për t’i mbajtur në punë”, përfundoi ai.

Punonjësit në Prokurorinë e Shtetit nga dita e djeshme kanë hyrë në grevë. Ata kërkojnë që të nënshkruhet një marrëveshje kolektive që do të parashikonte rritje të pagave prej 30 për qind.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Ndërprerje masive e internetit në Iran, Trump: Do të flas me Elon Musk, që t’u lëshojmë internet

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se planifikon të flasë me Elon Musk për dërgimin e Starlink në Iran, ndërsa vendi po përballet me një...

Muharremi: Sulmi ndaj gazetarëve nuk e shpëton LDK-në, përgjegjësia për humbjen është e lidershipit, jo e mediave

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas postimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Muharremi ka thënë se gazetarët nuk kanë përgjegjësi për...

Osmani thotë se i ka kthyer 20 çnjohje të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha të mandatit të saj rikonfirmimin e njohjeve nga rreth 20...

Trump prezantohet si “presidenti në detyrë i Venezuelës”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një imazh duke e prezantuar veten si “presidenti në detyrë i Venezuelës”, veprim ky që vjen disa ditë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu