Dauti për reformën në administratë: Të mos ndodhë “të ikë Hasani e të vjen Stojani”!

Në kolumnën e rregullt në gazetën Koha, publicisti ti ka shprehur dyshimet e tij për reformën e administratës që e ka paralajmëruar kryeministri i ardhshëm me uljen e numrit të të punësuarve për 16.000 dhe të institucioneve për 130.

“Më shumë se dy dekada është kjo temë e hapur, madje dhe si rekomandim dhe kusht nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet financiare që shpesh na japin kredi ose grante, duke na thënë se e kemi të stërngarkuar administratën dhe duhet ta zvogëlojmë.

Asnjë qeveri nuk thotë jo, për të gjitha në një, në vend se të realizojnë premtimin për ta ulur numrin e të punësuarve në sektorin publik, ato e kanë rritur”, shprehet Dauti. Ai shpreh dyshimin ne një mumdësi tjeter se si mund te devijojëky proces nese realizohet:

“Të mos ndodhë që VMRO-DPMNE-ja të bëjë atë që mund ta bëjë: të prishë strukturën etnike të të punësuarve në dëm të përfaqësimit të dejtë dhe adekuat. Këtë dyshim e kemi të bazuar, duke pasur parasysh deklarimin e kësaj partie për të hequr mekanizmin e balanserit, i cili përcakton këtë përfaqësim, sepse me këtë do të humbej kontrolli i përqindjeve.

Kjo është njëra anë e medaljes. Tjetra është një mendësi e indoktrinuar nga disa qarqe mediale, intelektuale e politike maqedonase, që shqiptarë në Maqedoni nuk shohin më shumë 15 përqind, dhe sipas kësaj logjike, edhe nëse do të binte përqindja deri aty, do të ishte “përfaqësim i drejtë dhe adekuat”,edhe pse statistika e fundit tregoi gatisë 30 për qind të pjesëmarrjes së shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme dhe 25 për qind në atë rezidente!

Këtë gjë do të duhej energjikisht ta pengojë koalicioni shqiptar që do të përfaqësohet në qeveri, sipas të gjitha gjasave VLEN. Sepse po lëshoi pe këtu, nuk ka bërë asgjë me hyrjen në pushtet.”

“Është vërtet ide atraktive dhe e arsyeshme të zvogëlosh numrin e të punësuarve në administratë, nëse kjo nuk shndërrohet në stilin e barcoletës boshnjake “të zbresë nga kali Huso, që të hipë Haso!”, për të mos thënë, të hiqet Hasani e të futet Stojani”,përfundon Dauti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu