Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu më 15 vjet burgim

Gjykata Themelore e Ferizajt të hënën e ka dënuar sërish me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë. Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Dy persona, tash të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL: FSSH nuk lejon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Azir Aliu hesht! (DOKUMENT)

Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë....

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu