Danella godet me ironi Ganiun dhe Mexhitin: “Shef, jam i brengosur – Danella ka edhe 151 raste me falsifikime tona!”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka publikuar një reagim ironik në rrjetet sociale, duke thumbuar drejtpërdrejt Visar Ganiun dhe Izet Mexhitin lidhur me skandalin e legalizimeve të dyshimta në Komunën e Çairit.

Në tekstin e saj, Arsovska “imiton” një bisedë të supozuar mes dy figurave të njohura politike:

“🥸Shef, jam i brengosur, ç’të bëjmë – Danella ka edhe 151 raste me falsifikime tona.
😇Rri urtë, bëj të pafajshëm dhe sillu sikur s’po ndodh asgjë – do ua hedhim fajin të punësuarve.”

Ky koment i fortë vjen pas deklaratave të Arsovskës se ka dorëzuar në Prokurori 151 raste me dokumente të falsifikuara të legalizimeve, për të cilat ajo pretendon se janë bërë nën drejtimin e Ganiut, ish-kryetar i Komunës së Çairit, dhe me dijeninë e Izet Mexhitit.

Sipas saj, disa nga këto legalizime janë bërë brenda 24 orëve pas denoncimeve, gjë që ajo e cilëson si “skandal i pashembullt institucional”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu