Shpat Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare pas një arresti kartidak.
Eti Promo 2025
Artisti shqiptar në momentin tragjik ndodhej në Itali për disa kontrolla mjekësore për djalin e tij, Roelin.
Por, është e çuditshme ajo çfarë ka ndodhur me rrjtete sociale të artistit pas vdekjes.
Në orët e para, kur dhe lajmi për vdekjen e tij mori dhenë, Shpat Kasapi numëronte 108 mijë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa disa orë më vonë, tashmë ai numëron mbi 114 mijë ndjekës, me një rritje për mbi 6 mijë ndjekës.
Gjatë ditës menaxhmenti i tij, përmes kësaj faqe zyrtare të artistit, bëri të ditur se në vazhdimësi do të publikojnë edhe detajet për procedurat e varrimit të Shpatit.
“Ju njoftojmë se së shpejti do t’ju informojmë me detaje të plota rreth procedurave të varrimit”, thuhet mes tjerash në reagim.
