Ç’ndodh në “BBVA 3”, mbetet në “BBVA 3”: Marrëdhënia e Françeskës dhe Eglës qenka kaq ndryshe sot!

Brenda shtëpisë së famshme se “BBVA 3”, Egla dhe Françeska u përplasën shpesh, çfarë s’i thanë njëra-tjetrës, por tanimë, janë bërë mikesha. E ftuar në “Wake Up”, Françeska tregoi se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar totalisht.
“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shpëlarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time, sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda”, u shpreh Murati e buzëqeshur.

Më tej, ajo tha se situatat në “BBVA 3” ndryshojnë nga jeta e vërtetë:

“Ishin situatat në “Big” (të tilla). (Tani) jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska. Ka ardhur te ditëlindja e Charlie-t (djalit të Françeskës), jemi kënaqur, është shumë e sjellshme”.

Françeska theksoi se nuk ka hatërmbetje me njerëzit që kanë qenë pjesë e garës së reality show-t:

“Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga “Big”, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu