Çmimi rrymës në RMV mund të rritet nga janari

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rryma për amvisëritë do të mbetet e subvencionuar edhe në vitin 2026, por njëkohësisht hap mundësinë për një rritje të vogël të çmimit nga janari, pas tenderit të ri për furnizim me energji elektrike për tregun e rregulluar. Kjo e rikthen frikën te qytetarët sa do të mund t’i përballojnë buxhetet familjare nëse çmimi i rrymës i afrohet atij të tregut, transmeton Racin.

Çfarë çmimi ka kërkuar prodhuesi shtetëror EMV në tenderin vjetor do të dihet vetëm pas përfundimit të gjithë procedurës. Kështu ka vendosur Qeveria në një seancë të mbyllur, pa e zbuluar çmimin e ofruar, por me garanci se modeli i subvencionimit mbetet. Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi se, pavarësisht çmimit të tenderit, shteti do të ndërhyjë për të mos e cenuar standardin e amvisërive në tregun e rregulluar.

Aktualisht, çmimi tregtar i energjisë elektrike është rreth 100 euro për megavat/orë, ndërsa EMV e shet rrymën për amvisëritë me 62 euro për megavat/orë. Kjo diferencë mes çmimit tregtar dhe atij rregullator deri tani është mbuluar me subvencione nga buxheti. Tenderi i ri vjetor, i shpallur për herë të parë për gjithë vitin kalendarik, do të tregojë nëse prodhuesi shtetëror mund të ofrojë çmim që mbetet brenda këtyre kufijve apo do të kërkojë korrigjimin e tarifës përfundimtare.

Sipas informacioneve, sot EMV duhet ta dorëzojë ofertën e saj në tenderin e EVN Home për nevojat e amvisërive për vitin 2026. Thirrja vlen për të gjithë vitin e ardhshëm, me mundësi korrigjimesh nëse këtë e kërkojnë kushtet e tregut. Paralelisht, deri në fund të muajit, Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të përcaktojë çmimet e reja për transmetimin dhe distribuimin, por nga aty njoftojnë se për momentin nuk priten ndryshime të mëdha në kostot e rrjetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adelina Tahiri e ashpër ndaj “Stry”-ve se “e kam dasht shumë” pas ndarjes nga jeta të Shpatit: Njerëzit po i nderoni vetëm pasi vdesin

Adelina Tahiri ka reaguar ashpër ndaj atyre që po shprehin respekt për Shpatin pas vdekjes së tij, duke thënë se “njerëzit po i nderoni...

Labi tregon të vërtetën: Po, i kam bërë buzët me botox dhe më pëlqejnë

Labinot Rexha, banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4 e ka pranuar publikisht se buzët e tij janë të mbushura me...

Mustafa për Kurtin pasi ndau paratë për RTK-në: Mashtrues, manipulues, uzurpues!

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për...

Profesori i UP-së, Gëzim Qerimi i bashkohet PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar profesori i asociuar në Universitetin e Prishtinës, Gëzim Qerimin. Kështu ka njoftuar kreu i kësaj partie,...

Dita e Forcës, Osmani: FSK-ja, pasardhëse e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës, ku sot është organizuar Dita e Hapur në të gjitha kazermat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu