Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 16.2.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,240 %, te nafta për 2,387 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,946 % dhe te mazuti për 3,469%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,028%

Nga data 20.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,881 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,149 den/kg dhe do të jetë 41,881 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 20.2.2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës, i është përhapur në kocka

Ish-Presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një "formë agresive" të kancerit të prostatës, bën me dije një deklaratë nga zyra e tij personale,...

Mërgata Shqiptare në Zvicër bën thirrjen e FORTË: Aleanca për Shqiptarët nuk ka më vend për Arben Taravarin, Bashkimi rreth Ziadin Selës është domosdoshmëri

Ata investuan me zemër, me para, me kohë dhe me ideal. Për më shumë se një dekadë, emigrantët shqiptarë në Zvicër besuan te Aleanca...

Naim bajrami: Arbën Xhaferi ishte hartues; ju, në emër të tij, e “minuat” Marrëveshjen e Ohrit

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të emrit të Arbën Xhaferit për të justifikuar qëndrime politike të dëmshme...

Futbollisti nga Shkupi, Fatih Ismaili, ngjitet në elitën e futbollit kosovar me Prishtinën e Re

Futbollisti i talentuar nga Shkupi, Fatih Ismaili, ka arritur një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij sportive, duke ndihmuar ekipin e Prishtinës së...

Omer Memedi nga Lubeteni i Shkupit befason publikun: Mposht mundësin turk në kategorinë e dytë

Lubeten, Shkup – Një ngjarje e veçantë sportive u shënua sot në arenën e mundjes tradicionale, ku Omer Memedi, një mundës 18-vjeçar nga fshati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu