Çka (s’)na tha policia, pasi një qytetar i vdiq në pranga?

Ismail Tasholli
09.07.2025
Pse është “problem moral” komunikata e policisë? – nëse e kanë shkru vet kuptohet, jena në epokën e Dejonave. Sepse, e narrativizon ngjarjen nga perspektiva e policisë, tu e kriju që në rreshtin e parë ni atmosferë justifikuese për veprimet e policëve. Demonizon viktimën duke e theksu që në hyrje “sjellje agresive”, “rrezikim”, “tentim sulmi”, dhe në fund: “substancë e bardhë e dyshuar si narkotik”.

Nuk ka asni shejë empatie njerëzore që ni qytetar ka vdekë në kontakt me Policinë e Shtetit. Nuk fillon me ni kërkim falje, as me keqardhje të thjeshtë për humbjen e jetës, gjë që është standard moral dhe etik në komunikimin institucional kur dikush vdes “në kontakt me shtetin”.

Është dashtë ni hyrje e ndershme dhe “moralisht korrekte”. Për shembull: “Policia e Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e ni qytetari në kontakt me zyrtarët tanë policorë në Lipjan. Jemi duke hetu me urgjencë dhe transparencë të plotë rrethanat e këtij rasti tragjik, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin Policor.”

Pas kësaj mund të vijë spjegimi i rrjedhës së ngjarjes sipas raportimeve të para.

Përdorimi i frazës “substancë e bardhë e dyshuar si narkotik” kur njeri ka vdekë, është taktikë klasike për me kriju dyshim ndaj karakterit të viktimës, që në psikologji njihet si “vrasja e karakterit” post-mortem – manipulim perceptiv.

Kjo ‘menyrë komunikimi’ përdoret shpesh prej “forcave të rendit” në vende me demokraci të ligsht, për me shmangë fajin institucional. Asni institucion serioz nuk përmend “substancë të dyshuar” në ni komunikatë për vdekje, pa rezultat të analizës toksikologjike dhe pa lidhje të provume shkak-pasojë me sjelljen apo vdekjen.

Diskursi i mbrojtjes së autoritetit në vend të jetës është amoraliteti monumental, nuk guxon me u përdor asni “mburojë morale”.

Fjalitë e tipit “rezistencë aktive”, “vërsulje ndaj zyrtarëve”, “policia e detyruar të përdorë sprej”, krijojnë ni rrëfim të balancum për me arsyetu veprimin, por mungon ni balancim etik për vdekjen e ndodhun. Kërkun nuk thuhet: “Policia po heton nëse përdorimi i forcës ishte i drejtë apo i teprum”, gjë që do t’kallxonte hapje për përgjegjësi të mundshme.

Tentimi i shmangies së përgjegjësisë me “gjuhë juridike sterile” nuk do duhej m’u kalu. Fakti që thuhet “është iniciuar hetim penal” e pastaj “epilogu do të merret pas përfundimit të hetimeve”, është zhargon që mban institucionin larg përgjegjësisë.

Zhargon që shtyn përgjegjësinë në të ardhmen, përmes gjuhës pasive që fsheh subjektin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu