Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën në prioritetet e përbashkëta
Në janar të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt pritet ta finalizojnë një marrëveshje për Dialogun Strategjik – një proces që Departamenti i Shtetit zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Një lajm të tillë Osmani e kumtoi pas një takimi me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma. Deri në këtë fazë, sipas Osmanit, Kosova ka arritur pas propozimeve që ajo i ka dërguar Administratës Amerikane qysh nga viti 2021.

Por, çka do të thotë për Kosovën Dialogu Strategjik me SHBA-të?

Për analistin politik, Petrit Zogaj, në këtë situatë delikate, pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Administratën Amerikane, është më se e domosdoshme formalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Duke potencuar se Qeveria e Kosovës, në vitet e fundit në mënyrë krejt naive dhe të papërgjegjshme kishte një “konflikt” thuajse të hapur e personal me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, Zogaj asokohe vlerësoi se në këtë fazë është me rëndësi që të shihet rezultati final i kësaj marrëveshjeje.

“Se çfarë do të përfshihet në të dhe cilat janë obligimet dhe përgjegjësit për të dyja palët. Mirëpo, ajo që dihet është që shtetet e rajonit qe kanë këtë nivel të bashkëpunimit (Greqia, vitin e kaluar) kanë artikuluar sfidat me të cilat përballen”, tha ai për Albanian Post, muaj më parë.

Në rastin e Kosovës, besonte Zogaj, pjesë e këtij formalizmi do të duhej të ishin çështjet e sigurisë, pastaj ato te ekonomisë dhe të tregtisë dhe padyshim raportet me shtetet e rajonit.

“Nëse këto çështje përfshihen në një Dialog Strategjik SHBA-Kosovë, kjo s’ka dyshim qe është një arritje shumë e mire për Kosovën. Sidoqoftë, mbetet të shihet, se pari nëse do të arrijmë ta përmbyllim këtë, dhe së dyti nëse Administrata e re Amerikane do te kishte fokusin në Ballkan dhe Kosovë”.

Po ashtu, në vlerësimin e tij do të ishte me interes të dihet nëse kjo është një iniciativë që Qeveria e Kosovës është e përfshirë aktivisht.

“Pasi obligimet e dalura nga iniciativa mos të mbeten peng i një komunikimi jo te duhur Presidencë-Qeveri”, shtoi ai.

Çka deklaroi zyrtari i lartë amerikan për Dialogun Strategjik?

Richard R. Verma, në një intervistë, muaj më parë, njoftoi se Kosova dhe SHBA-te ende nuk i kanë zgjedhur temat që do të trajtojë kjo Marrëveshje, përveç se potencoi se e njëjta do të dërgojë më lartë nivelin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Mendoj se në përgjithësi i dimë cilat do të jenë temat, por dua që ekipet të takohen për të vendosur për dialogun e parë strategjik. Qartazi, mendoj se do të ketë një komponent ekonomik, komponent energjetik, pastaj tregtia. Mund të flasim për të gjitha çështjet kryesore që kanë rëndësi për njerëzit e të dy vendeve”, tha ai.

SHBA-të i premtuan edhe Serbisë një marrëveshje për Dialog Strategjik.

Kështu të paktën bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me Verma-n.

Megjithatë ai u tregua skeptik se e njëjta do të mund të përmirësoj raportet me Kosovën.

“Ne e prekëm edhe temën e dialogut strategjik. Kjo nuk është një zgjidhje për të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet tona, veçanërisht për çështjen e Kosovës, por është një hap që krijon mundësi të mëdha për të gjitha qeveritë e ardhshme në Serbi dhe administratat e ardhshme në SHBA”, tha Vuçiç.

Çka ofron Dialogu Strategjik?

Procesi në vetvete përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës.

Dialogu Strategjik shpesh fokusohet në çështje strategjike si siguria, marrëdhëniet ekonomike, tregtia, teknologjia, stabiliteti rajonal dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo lufta kundër terrorizmit.

Diskutimet në kuadër të Dialogut Strategjik synojnë formësimin e politikave dhe partneriteteve afatgjata, ku diskutimet zakonisht zhvillohen periodikisht, me mekanizma formalë për ndjekjen dhe zbatimin e vendimeve.

Dialogu Strategjik në përgjithësi luan një rol të rëndësishëm në promovimin e mirëkuptimit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ndërtimin e aleancave që avancojnë interesat e SHBA-së dhe stabilitetin global.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu