CIVIL alarmon: Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, regjistrohen mbi 3000 raste

Organizata joqeveritare CIVIL e cila merrem me monitorimin e proceseve zgjedhjeve ka regjistruar me shumë se 3000 raste të gjuhës së urrejtjes dhe mbi 200 raste të dezinformimit në rrjetet sociale dhe në media. Mesazhet në komunikimi publik tregon se në vend ka dy grupime politike me qëndrime diametralisht të kundërta. Kreu i organizatës, Xhabir Deralla tha se në rrjetet sociale, kryesisht Facebook dhe X (ish Twitter) janë regjistruar numra treshifrorë të komenteve në postime të ndryshme, në të cilat janë fjalime të qarta, gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë dhe kërcënime për vrasje dhe linçim. Sipas monitorimit të Civil në një pjesë të mediave janë regjistruar transmetimi pa kriter të disa prej postimeve në rrjetet sociale që përmbajnë dezinformata dhe gjuhë urrejtjeje, gjë që i jep besueshmëri kësaj mënyre të komunikimit publik dhe miraton një mënyrë të tillë shprehjeje. CIVIL u bën thirrje partive politike për një debat konstruktiv dhe të ndalojnë nxitjen dhe shpërndarjen e dezinformatave, shkruan Alsat.

“Në komunikimin publik, orientimi pro-evropian nuk sulmohet drejtpërdrejt, por mesazhet që përcillen publik tregojnë se në vend janë dy grupe politike me qëndrime të ashpra. Një pjesë e subjekteve politike, edhe pse jo gjithmonë drejtohen drejtpërdrejt kundër integrimeve euroatlantike të vendit, orientimin e tyre të qartë antiperëndimor e manifestojnë përmes narrativave të vazhdueshme diskreditues dhe revizionizmit të vendimeve dhe proceseve me rëndësi strategjike që mbështesin orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu