Cirk në Qeveri, Mickoski merr në pyetje krerët e LEN-it?!

Kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmjen e së martës ka marrë në pyetje krerët e koalicionit (V)LEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi të cilët së bashku kanë 9 deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Siç mëson PressOnline nga burime partiake në takim edhe pse kryeministri Mickoski ka pritur që ti jepen alternativa për bashkëqeverisje, ai ka dëgjuar më shumë se alternativa emrin e Arben Taravarit nga krerët e (V)LEN-it.

Sugjerimi i kryeministrit, siç bëjnë të ditura burimet tona, është që të punohet zell në programin qeveritar dhe për çdo pakënaqësi të tentohet që deri në fund të arrihet kompromis politik.

Po i njëjti burim bënë të ditur se kryeministri ua ka bërë të ditur se është i kënaqur me punën e ministrit të shëndetësisë Arben Taravari dhe se lidhur me bashkëpunimet dhe koalicionet për zgjedhjet lokale, ai parapëlqen që të ketë kohezion dhe bashkëpunim midis partnerëve të koalicionit.

Edhe pse janë pyetur, krerët e (V)LEN-it nuk kanë dhënë ndonjë argument se pse janë kundër daljes në zgjedhje të ASH-së me lista të veçanta për këshilltar komunal.

Edhe pas takimit të mbrëmshëm në rrjetet sociale krerët e (V)LEN-it liferuan informacione se ASH-ja largohet nga Qeveria në stilin “ollmas…”, “o me ne….”, megjithatë nga Qeveria bënë të ditur se nuk ka vendim për një gjë të tillë dhe se bisedimet ende vazhdojnë.

Ja pse Mickoski nuk e largon Arben Taravarin nga Qeveria?

Kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk e largon Arben Taravarin nga Qeveria për disa arsye strategjike dhe politike.

– Koalicioni i nevojshëm për shumicën parlamentare shqiptare

– Pesha e votës shqiptare dhe nevoja për stabilitet

– Balanca politike dhe orientimi pro-perëndimor

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu