Cilat janë më të mira për dimër – gomat e gjera apo të ngushta?

Ekziston një teori e vjetër që ju duhet të zgjidhni goma më të ngushta në dimër, sepse një gomë më e ngushtë ushtron më shumë presion në një sipërfaqe më të vogël kontakti, gjë që krijon fërkim më të mirë.

Kundërargumenti është se duhet të përdorni një gomë më të gjerë, sepse më shumë sipërfaqe rrugore do të krijojë fërkim më të mirë.

Por siç zbuloi Jonathan Benson nga Tyre Reviews, nuk ka shumë ndryshim. Benson testoi se cilat goma janë më të mira, të gjera apo të ngushta, kështu që ai mori katër lloje gomash Hankook për të drejtuar BMW Serinë 3, në një pistë të brendshme të mbuluar me borë.

Gomat varionin nga 205 mm në 275 mm. Gomat më të vogla 205 mm janë montuar në rrota fellne 16 inç, 225 në ato 18 inç dhe 255 mm dhe 275 mm në 19 inç.

Megjithëse kishte dallime subjektive në ndjesi dhe reagime midis madhësive, numrat nuk gënjejnë. Goma më e ngushtë ishte më e mira gjatë testimit të përshpejtimit, por ishte më e keqja kur bëhej fjalë për frenimin.

Për sa i përket kohërave të xhirove, goma mesatare me një gjerësi 225 mm doli të ishte më e mira, por të gjitha rezultatet janë aq të ngjashme sa diferenca mund të shpallet e parëndësishme.

Përfundimi i testit është se ju do të gjeni më shumë ndryshime në performancë midis një gome të mirë dimri dhe një gome të keqe dimri, sesa në gjerësi të ndryshme (të së njëjtës gomë).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sami Lushtaku: I them Albin Kurtit, lidhi këto kudra

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt ka folur rreth deklaratës së tij rreth Adriana Matoshit ku u pyet se a e ka ndryshuar mendimin. “Jo valla...

Pendarovski: Zëvendëskryeministri nuk e fsheh se punon për “botën serbe” dhe shprehimisht kundër NATO dhe BE

CIVIL: Deri në ç’masë Serbia përbën kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rajonit në përgjithësi, dhe gjithashtu në atë kontekst në lidhje...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award” Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi t’i vazhdohet paraburgimi, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e...

Lirim Memetaj: Çfarë funksioni shtetëror mban Dejona Mihaili që po ruhet nga Policia Speciale?

Në rrjete sociale, Lirim Memetaj ka publikuar një postim të ashpër shoqëruar me fotografi, ku ai akuzon se zyrtarja policore e Njësisë Speciale Operative...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu