Çfarë i tha Putini – Scholzit në telefon? Dalin detajet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, në një thirrje të rrallë telefonike të premten, që të nisë bisedimet me Ukrainën, për t’i hapur rrugë “paqes së drejtë dhe të qëndrueshme”

Në bisedën njëorëshe, të parën në gati dy vjet, Scholz po ashtu ka kërkuar nga Putini që Rusia t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe ka theksuar edhe njëherë përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën, ka bërë të ditur një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

“Kancelari i ka kërkuar Rusisë të tregojnë vullnet për të hyrë në bisedime me Ukrainën, me qëllim që të arrihet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, ka thënë zëdhënësi në një deklaratë. “Ai ka theksuar vendosmërinë e pathyeshme të Gjermanisë për të përkrahur Ukrainën në mbrojtjen e vet kundër agresionit rus për aq sa të jetë e nevojshme”.

Edhe Kremlini ka konfirmuar bisedën, për të cilën ka thënë se ka ndodhur me kërkesë të Berlinit. Sipas Kremlinit, Putini i ka thënë Scholzit se çfarëdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet t’i marrë parasysh interesat ruse të sigurisë dhe të pasqyrojë “realitetet e reja territoriale”.

Scholz ka folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para thirrjes me Putinin dhe do ta njoftojë liderin ukrainas më vonë me detajet, ka thënë zëdhënësi. Ndërsa sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, Zelensky, kishte dalë kundër thirrjes së Scholzit me Putinin.

“Presidenti ka thënë se kjo vetëm do ta ndihmojë Putinin duke ia zbutur izolimin. Putini nuk dëshiron paqe të vërtetë, ai dëshiron vetëm pauzë”, ka thënë burimi nga Presidenca Ukrainase.

Thirrja ndodh në kohën kur Ukraina po përballet me kushte të vështira në fushëbetejë për shkak të mungesës së armatimit dhe personelit. Në anën tjetër, Rusia po bën avancime të theksuara.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermania është mbështetësja më e madhe financiarisht dhe me furnizime ushtarake e Ukrainës. Por përkrahja amerikane për Kievin tash është në pikëpyetje për shkak të fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Trumpi në vazhdimësi ka kritikuar shkallën e financimit perëndimor dhe ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe ka sugjeruar se do t’i japë fund të shpejt luftës, pa dhënë shpjegime se si e planifikon këtë.

Scholzi dhe Putini herën e fundit patën folur në dhjetor të 2022-s, 10 muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë me Ukrainën duke prishur raportet me Perëndimin e duke i kthyer në fazën më të rëndë që nga Lufta e Ftohtë.

Scholz, kancelari më jopopullor gjerman, po përgatitet për zgjedhje kombëtare më 23 shkurt, në të cilat socialdemokratët do të përballen me partitë e krahut të majtë dhe të ekstremit të djathtë që janë kritike për mbështetjen gjermane për Ukrainën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu