Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro!

Maqedonia e Veriut ka depozituar kanabis medicinal të sekuestruar me vlerë të lartë nga veprimet e mëparshme që ka bërë ndaj personave juridikë të cilëve u është hequr licenca pas veprimeve të policisë, por nuk dihet nëse do të mund ta shesë.

Vitin e kaluar, më 15 dhjetor, MPB-ja njoftoi se policia dhe prokuroria kompetente, dhe me urdhër të gjykatës së Gostivarit, ka sekuestruar një sasi e përgjithshme prej 4.341 kilogramë marijuanë në vlerë mbi 10 milionë euro. Marihuana është sekuestruar pas vendimit të Qeverisë për heqjen e licencës për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të një personi juridik për shkak të parregullsive të konstatuara në operim.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar vetëm na kanë thënë se sasia mbahet në kazermën në Gjorçe Petrov, pa u përgjigjur se cili mund të jetë rezultati i mëtutjeshëm.

Prokuroria Themelore Publike ka saktësuar se sasitë e konfiskuara nuk mund t’i nënshtrohen asnjë veprimi tjetër derisa të përfundojë hetimi dhe procesi gjyqësor, por pa një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë.

Nuk ka përgjigje as komisioni nga Ministria e Shëndetësisë për dhënien e licencave personave juridikë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Nga Ministria e Brendshme na thanë se kompetencat e tyre mbarojnë me përfundimin e aksionit, pa vendosur nëse sekuestrimi do të shkatërrohet apo do të ketë një fat tjetër. Në vitet e kaluara qeveria u ka dhënë qindra licenca personave juridikë për kultivimin e kanabisit, dhjetëra kanë humbur ndërkohë interesin për të operuar për shkak të mosplotësimit të kushteve të eksportit dhe disa prej tyre janë gjetur në konflikt me ligjin.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu