“Çaj të nxehtë, për ta përballuar të nxehtin”, Qeveria me rekomandime për kategoritë e cënueshme

Vazhdojnë temperaturat përvëluese që në disa vende tejkalojnë edhe 40 gradët celsius. Mjekja Lilija Çollakova-Dervishova tregon se për shkak të të nxehtit, këto ditë vetëm në ordinancën e saj janë dërguar tre persona me infarkt.

“Ja vetëm në ordinancën time kemi tre infarkte, në mëngjes patëm pacient me infarkt i cili ka punuar fort, ka rregulluar drurët dhe është ngarkuar, një person i moshës 80 vjeçare, të cilin u desh urgjentisht ta dërgojmë në Klinikën interne, sepse gjendja shëndetësore ishte shumë e dyshimtë. Për këtë arsye apeloj në këtë të nxehtë punë të rënda assesi, tejngopje – sasi të mëdha ushqimi, jo. Ushqim vetëm në orët e hershme të mëngjesit dhe vonë në mbrëmje. Gjatë ditës mundet fruta të lehtë dhe shumë ujë dhe pije dhe çaje freskuese”, tha Lilija Çollakova Dervishova – kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë.

Edhe nga Shërbimi Emergjent bëjnë të ditur se përgjatë ditës marrin raportime për rreth dhjetëra alivanosje. Mjekët këshillojnë se si duhet vepruar e të mbrohemi gjatë sulmeve të të nxehtit.

“Meqë jemi në fazë portokalli si profesionistë rekomandojmë konsumimin e shumë lëngjeve, përafërsisht që përkojnë me temperaturën e trupit mos të pihen pije shumë të ftohta nga frigoriferi kur jeni të nxehtë, kur ktheheni nga jashtë nga 40 gradë celsius, mos të pihen pije nga frigoriferi në 2-3 gradë, ose shalqi i ftohtë. Rihidratimi është më i rëndësishme në këto momente, konsumoni lëngje, madje ju rekomandoj të pini çaj kur është nxehtë si turqit, sepse duhet organizmi të përshtatet me të nxehtin”, potencoi Lilija Çollakova Dervishova. Nga Ministria për politikë sociale kanë dalë me rekomandime për kategorinë e cenueshme të qytetarëve.

“Në periudhën nga dita e mërkurë – 10.07.2024, deri të premten – 12.07.2024, rekomandohet që grupet më të rrezikuara të popullsisë, si: të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të punojnë me orar të shkurtuar, duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 12:00, kurse në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshte) nuk duhet të praktikohet asnjë aktivitet fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00”, thonë nga Ministria për Politikë Sociale.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se deri në mes të javës së ardhshme në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperatura të larta. Përjashtim do të ketë të dielën, kur, sipas sinoptikëve, në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu